Page 289 - Demo
P. 289
Rrethanorët homogjenë Vargu i kundrinorëve, ashtu si edhe i kryefjalëve homogjene është i hapur, por nëse nuk bashkërenditen mes tyre duhet të ketë vetëm nga një të tillë në fjali, në të kundërt fjalia nuk qëndron: Ty të pashë filmin në kinema.Folja shoh mund të marrë vetëm një kundrinor ose disa të tillë si homogjenë: Të pashë ty dhe filmin në kinema. Për rrethanorët nuk vlen e njëjta rregull.Vini re:Rrethanorët janë homogjenë kur varen nga e njëjta fjalë dhe i përkasin të njëjtit lloj. Fliste ngadalë dhe mendueshëm. Ishte i rrahur me vaj e me uthull.Janë homogjenë përcaktorët që janë në të njëjtat raporte me të njëjtën fjalë drejtuese.Burri me kapele dhe me bastun, e mori fjalën i pari. Matanë shtrihej deti i gjerë e i paanë.Përcaktorët homogjenë 1 Dalloni pohimin e saktë dhe të gabuar.Dy a më shumë gjymtyrë janë homogjene:vetëm nëse lidhen me lidhëzën dhe;kur varen nga gjymtyrë të ndryshme;kur i përgjigjen së njëjtës pyetje;kur kryejnë të njëjtin funksion sintaksor, varen nga e njëjta gjymtyrë dhe bashkërenditen mes tyre;kur fjalët që varen nga gjymtyrë homogjene, janë po ashtu homogjene.2 Dalloni fjalitë e thjeshta me kallëzues homogjenë nga fjalitë e përbëra.Binte shi dhe frynte erë. U përkul dhe i përshëndeti të gjithë. Ai jepte e merrte më kot për ta bindur mësuesin. Njeriu duhet të mendohet e të reflektojë mirë para se të flasë. Parkoi makinën dhe hyri në ashensor. Të lëvizësh, të ecësh, të vraposh ndihmon dhe përmirëson shëndetin. 3 Ndërtoni katër fjali me kryefjalë homogjene. Shtoni nga një përcaktor për secilën.4 Plotësoni fjalitë e mëposhtme me kundrinorë homogjenë.Ata e donin më shumë se çdo gjë.Gjente kohë për të mësuar njëkohësisht.Pavarësisht qortimeve të të tjerëve iu kthye sërish Ftesën ua dërgoi vetëm Fiku dhe doli.5 Gjeni rrethanorët homogjenë.Erdhi nga fillimi i muajit, një të hënë. Sot, nesër dhe pasnesër është pushim. Punonte në heshtje, pa u ankuar. Bën vapë e madhe si jashtë, si brenda. Rrugës, në të dalë të fshatit, takuam një të njohur. Ecte duke gjuajtur gurët me këmbë dhe duke fishkëllyer. Pritëm më kot një orë e gjysmë. Aty për aty nuk e kuptova në u tund llamba nga era apo nga ndonjë tërmet.6 Dalloni dhe nënvizoni përcaktorët homogjenë.Në kokën e tij të vogël e të rrumbullakët, bluante lloj-lloj mendimesh. Malet e larta, fushat e gjera dhe kodrinat e pafundme ia shtonin gëzimin njeriut. Mendimi për të lënë gjithçka e për t’u kthyer në vendlindje nuk e linte të qetë. Shtëpi me mure dhe çati prej guri, veç atje kishte. Porositi një gotë me ujë të ftohtë. Ushtrime287

