Page 291 - Demo
P. 291


                                    5 Dalloni përcaktorët kallëzuesorë në fjalitë e mëposhtme dhe përcaktoni llojin e tyre.Disa lapsa ndodheshin të shpërndarë mbi tavolinën e mesit. Këtë muaj, ajo u emërua mësuese në shkollën tonë. Kishim kohë që bisedonim, por këto fjalë që më tha m’u dukën pa vend. Ne e thërrisnim Liri, për shkak të rolit të saj të fundit në komedi, e cila u shfaq nga grupi i teatrit të klasës së shtatë. Pas këtyre fjalëve, uli kryet e turpëruar. E ndiente veten të lodhur, por edhe të lumtur njëkohësisht. Ishte ndier e braktisur nga të gjithë, e harruar në atë ishull vetmie. Edhe këtë vit, Kaltra u zgjodh senatore e klasës. “Të huaj kemi mbetur, të harruar në një cep të kujtesës”, – pëshpëriti ajo me atë zërin e saj gati të shuar. Këto këtu i kemi të gjitha të rregulluara. Ato fjalë të thëna prej saj iu dukën farmak të hidhura. Fytyrën e kishte të qeshur, sikur të kishte marrë lajmin më të mirë në botë. Muratin e zunë rob, të plagosur, nuk kishte shpjegim tjetër.6 Dalloni çfarë është gjymtyra e theksuar në secilën nga fjalitë e mëposhtme: pjesë e kallëzuesit emëror, përcaktor apo përcaktor kallëzuesor?Takimi ishte më i frytshëm nga sa prisnim. ___________________________________________Në këto momente u tregua i dobët. ___________________________________________Duart i kishte të ashpra dhe me kallo. ___________________________________________Kishte qenë një ditë e lodhshme. ___________________________________________Njërin emër e kishte si nata Skënder, tjetrin si dita Gjergj. ___________________________________________7 Krijoni 5 grupe emërore, ku të përdorni përemra në funksionin e përcaktorit me përshtatje e me bashkim. Formo fjali me grupet që formove.Përcaktorë me përshtatje Përcaktorë me bashkim8 Dalloni nëse gjymtyrët e theksuara në fjalitë e mëposhtme janë homogjene. Përcaktoni funksionin e tyre.Shkonte herë majtas, herë djathtas dhe u buzëqeshte të ftuarve. Ato vite punonte dhe vazhdonte shkollën e lartë me korrespondencë. Nëpër plantacione dhe kodra kishin çelur me kohë lulet e para. Pamja që i doli përpara nuk ishte as e re, as e panjohur për të dhe shoqëruesit e tij. Ana dhe Drilona kishin shkuar së bashku në kinema dhe pastaj qenë kthyer në ëmbëltore. Ishte mbështetur mbi një trung pishe të lartë, me degë të gjera.Fliste dhe dëgjonte duke buzëqeshur. U kishte hedhur një vështrim të shpejtë librave dhe fletoreve.9 Formoni nga një fjali, në të cilat të gjitha gjymtyrët: kryefjalë, kallëzues, kundrinor, rrethanor vendi, kohe, shkaku, qëllimi dhe përcaktor të përdoren si gjymtyrë homogjene.10 Zhvilloni me shkrim temën “Respekto veten, të të respektojnë të tjerët”, në të cilin të përdorni disa lloje përcaktorësh dhe gjymtyrësh homogjene. Nënvizojini këto funksione.Ushtrime289
                                
   285   286   287   288   289   290   291   292   293   294   295