Page 292 - Demo
P. 292


                                    Fjalia është njësia sintaksore themelore e kumtimit ligjërimor që shprehet me një a më shumë fjalë të lidhura gramatikisht e të shqiptuara me intonacion mbarimi. Pra, që fjalia të jetë e saktë, duhen përmbushur dy kritere të rëndësishme, që kanë të bëjnë me anën gramatikore dhe kuptimore të saj.KujtojmëNë fragmentin e mëposhtëm emërtoni llojet e fjalive sipas kumtimit..Unë isha tek ai vend atje poshtë dhe kisha një emër. Tashti jam këtu dhe kam një emër tjetër… Ndofta atje nuk kisha asnjë emër, pasi më kishin thirrur me një emër. Dhe tashti jam…Po, mua më quajnë…Ata qeshin se mua më quajnë…Ç’ka këtu për të qeshur?Më parë kisha një emër, kurse tashti më quajnë…Hej, mos arrifsh! Më quajnë Odin Mondvalsen. Ç’punë u prish atyre se mua më quajnë kështu?… Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: dëgjojeni tashti! Si?… Nuk doni ta dëgjoni? Pse?… Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj?… Nuk e keni dëgjuar më parë, dëgjojeni tashti. “Odin Mondvalsen” Kasëm TrebeshinaKrahas rregullave dhe mjeteve gramatikore, edhe mjetet prozodike, ndër të cilët intonacioni, luajnë një rol të rëndësishëm për fjalinë si njësi e kumtimit. I njëjti grup fjalësh apo një fjalë e vetme e shqiptuar me një intonacion të caktuar mund ta kthejë fjalinë nga dëftore në pyetëse apo dëftore-thirrmore:U krye.U krye?U krye!U krye…U kreftë! Te fjalia e fundit, e cila shpreh dëshirë, krahas intonacionit, shërben edhe trajta e mënyrës dëshirore të foljes, ashtu si për të shprehur habinë mund të përdoret trajta e mënyrës habitore: U kryeka! Apo ajo e mënyrës urdhërore për të dhënë një urdhër: Kryeje!Intonacioni i fjalisëNë këtë fragment janë përdorur disa lloje fjalish.Fjali dëftore: Unë isha tek ai vend atje poshtë dhe kisha një emër. Po, mua më quajnë…Fjali nxitëse: Shumë mirë: dëgjojeni tashti!Fjali pyetëse: Ç’ka këtu për të qeshur?Fjali dëshirore: Hej, mos arrifsh!SintaksëLlojet e fjalive sipas kumtimit. 10 Fjalia dëftore290
                                
   286   287   288   289   290   291   292   293   294   295   296