Page 293 - Demo
P. 293
Fjalia dëftoreFjalia dëftore-thirrmoreFjalia dëftoreFjalitë dëftore zakonisht kanë përdorim më të shpeshtë në përdorim. Ato përdoren dendur në përshkrime e tregime dhe përgjithësisht kumtojnë fakte të realitetit. Me anë të tyre konstatohet diçka, jepet mendimi, gjykimi i folësit kundrejt realitetit etj. Intonacioni i fjalisë dëftore, zakonisht është tregues, me ritëm mesatar dhe ton në rënie drejt fundit.Fjalia dëftore mund të shprehë edhe qëndrimin emocional të folësit, ndjenjat që ngjall tek ai përmbajtja e thënies.Dita sot është e bukur. Dita sot qenka e bukur!Në këtë rast, fjalia dëftore kthehet në fjali dëftore-thirrmore. Shenja e pikësimit në fund të kësaj fjalie është pikëçuditja. (!)Zakonisht, folja kallëzues është në mënyrën dëftore. Kallëzuesi në fjalitë dëftore mund të jetë edhe në mënyrën habitore a kushtore, ose, kur fjalia është e varur, edhe në lidhore.Po i flihej gjumë. Sytë e saj, që vështronin nga fusha, sa vinin e qesheshin, siç hapej nëpër degë sythi i parë i lules. Ja pra, qenka edhe dikush tjetër sonte e pagjumë! Do të të kisha lajmëruar, po ta kisha marrë vesh. Para se të shkojë në punë, të kthehet këtej njëherë.Fjalitë dëftore kanë si rend të zakonshëm rendin: kryefjalë + kallëzues + kundrinor + rrethanor.Por mund të dalë në krye edhe kallëzuesi, kundrinori apo edhe rrethanori për t’i theksuar.Petroja mbante fletën e shkruar në dorën e djathtë.Hapet dera dhe shfaqet Era me disa rroba të palosura.Ngjarjen e fundit, ata e interpretuan ndryshe.Fjalimit të tij i erdhi fundi.Në maj të atij viti kishte ardhur një nxënës i ri në klasën tonë.Përtej, në korijen me lisa dukej një fjollë e hollë tymi.Për këtë problem mund të bisedosh me mësuese Lorin.Fjalia dëftore-thirrmoreNë fjalitë dëftore-thirrmore, njëkohësisht me faktin kumtohet edhe qëndrimi emocional i folësit.Këto fjali shprehin ndjenja, si: gëzim, kënaqësi, entuziazëm, hidhërim, keqardhje, ironi, frikë, admirim, mospërfillje etj.Këto fjali karakterizohen para së gjithash nga intonacioni i tyre thirrmor.Qenke këtu! - thirri me gëzim Melina. Kaq e pati kjo, o vëlla! Për pak desh u rrëzuam!Sa e bukur që qenka! – tha vëllai i madh.Mendje e ndritur ti, jo shaka! – e ironizoi Luani.Ua, sa më trembe! Hyre pa trokitur.291

