Page 294 - Demo
P. 294
1 E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?Fjalia e saktë përmbush kriterin gramatikor dhe kuptimor. Intonacioni nuk luan ndonjë rol në ndërtimin e fjalive të ndryshme. Çdo fjali ka kryefjalë dhe kallëzues. Kryefjala qëndron gjithnjë në krye të fjalisë.Fjalia mund të ndërtohet edhe me një fjalë të vetme.Fjalia dëftore ndërtohet vetëm me folje në mënyrën dëftore.Në fund të fjalive dëftore-thirrmore vendoset pikëçuditja. 2 Lexoni shembujt e mëposhtëm dhe dalloni ndërtimet e pasakta.Argumentoni përgjigjen tuaj.Dimër.Gjatë dimrit, ne.Dimri mbajti e ftohtë.Dimri merrte ilaçe për ftohje të rëndë.Dimër nga mbulohen bora në malet. Dimri është koha e duhur që njerëzit që e duan të ftohtët dhe borën që mbulon malet që shtrihen në lindje të qytetit që është i rënduar nga smogu që shkaktohet nga makinat e shumta që tejmbushin rrugët tona që janë si qorrsokake që nuk u gjendet filli, të gjejnë prehje në pistat e skive.3 Rishkruani si duhet fjalitë e mëposhtme pasi të keni analizuar gabimet për secilën.Nuk m’pihet më ujë. A e di emrin atij? Unë mendoj që unë të shkoj. Të gjitha ishin të gëzuar. Nesër vendosim ç’duhet bërë dje. 3 Fjalitë dëftore të theksuara në fragmentin e mëposhtëm shndërrojini në fjali dëftorethirrmore. Rishkruani fjalitë.– Po edhe jo, – tha Urtimori i qetë. Ajo na dëften as më shumë dhe as më pak, thjesht atë që dëshirojmë më fort, me gjithë zemër. Ti, që nuk i ke njohur kurrë prindërit e tu, e sheh veten të rrethuar nga familja. Ronald Uezli, që ka jetuar gjithnjë në hijen e vëllezërve të vet, e sheh veten si më të zotin e të gjithëve. Por kjo pasqyrë as nuk na pajis me njohuri dhe as na thotë të vërtetën. “Harry Potter dhe guri filozofal”, J. K. Rowling5 Dalloni grupet e fjalëve dhe rishkruani fjalinë e mëposhtme duke ndryshuar rendin e tyre.Sot, shumica e nxënësve, si rrallë herë kishin ardhur në shkollë pa e lexuar librin e sugjeruar javë më parë nga mësuesi i letërsisë. 6 Ndërtoni një tekst të shkurtër me temë “Vizitë në muze” ose “Vizitë në një vend turistik”, në të cilin të përdorni fjali dëftore dhe fjali dëftore-thirrmore.SintaksëUshtrime292

