Page 295 - Demo
P. 295


                                    Me anë të fjalive pyetëse, folësi, zakonisht, kërkon të mësojë prej bashkëbiseduesit Fjalitë pyetësediçka: që nuk e di: Sa është ora?që nuk e di në mënyrë të plotë: A vajti ora nëntë?që të sigurohet për vërtetësinë e një fakti që e njeh: Në nëntë do të vinte, apo jo?Ka raste kur folësi ndërton formalisht një fjali pyetëse, por, në të vërtetë, nuk kërkon dhe as nuk pret të marrë ndonjë informacion prej bashkëbiseduesit: Sa herë të kam porositur?Për nga mënyra se si ndërtohen fjalitë pyetëse, dallojmë dy grupe.Në të parin bëjnë pjesë ato ndërtime ku pyetja bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, me anë të fjalive të pavarura dhe të mëvetësishme: Pse nuk përgjigjet? Këto quhen fjali pyetëse të drejta dhe në fund të tyre, zakonisht, vihet pikëpyetje.Në grupin e dytë bëjnë pjesë ato ndërtime ku pyetja realizohet me anë të pjesëve të varura të një fjalie të përbërë: Do të doja të di se pse nuk përgjigjet. Këto quhen fjali pyetëse të zhdrejta dhe, zakonisht, në fund të tyre vihet pikë. Tipar dallues i këtyre fjalive është fakti që, ndryshe nga fjalitë pyetëse të drejta, të zhdrejtat mbështeten te folja e fjalisë kryesore për të ngritur një pyetje.Baza e fjalive pyetëse, qofshin këto të drejta apo të zhdrejta, duhet kërkuar te fjalitë dëftore, siç e dëshmojnë shembujt në tabelën e mëposhtme.Fjali dëftore Fjali pyetësee drejtë e zhdrejtëMë ke gënjyer. Më ke gënjyer? Po të pyes nëse më ke gënjyer.U mbyll me kaq. U mbyll me kaq? Thuamë nëse u mbyll me kaq.Kalimi nga një fjali dëftore në një fjali pyetëse të drejtë, shpesh mund të bëhet vetëm me anë të intonacionit, pra duke kaluar nga një intonacion përmbyllës, që në të shkruar shënohet me pikë, në intonacion pyetës, që e shënojmë me pikëpyetje. Por, edhe pse intonacioni është një element i rëndësishëm për fjalitë pyetëse, nuk është i vetmi, pasi për ndërtimin e këtyre fjalive, shpesh, kërkohen edhe elemente të tjera, si: përdorimi i fjalëve pyetëse: përemra pyetës: Kush foli? Ç’po bën? Ç’kemi?ndajfolje pyetëse: Si je? Kur erdhe? Pse s’më telefonove?pjesëza pyetëse: A dëgjove gjë? Mos ka njeri te dera?rendi i fjalëve në fjali: Në zyrë është drejtori? Në ndërtime të tilla, rol të veçantë luan edhe intonacioni.Fjalitë pyetëse të drejtaFjalitë pyetëse të zhdrejtaKalimi nga fjalia dëftore në fjalinë pyetëseFjalitë pyetëse dhe dëshirore 11293
                                
   289   290   291   292   293   294   295   296   297   298   299