Page 296 - Demo
P. 296
Fjalitë dëshirorePër nga lloji i pyetjes dhe përgjigjes që pritet prej saj, dallohen tri grupe fjalish pyetëse, të cilat po i paraqesim përmbledhtazi në tabelën e mëposhtme:Fjali pyetëse: Shembull fjalieme përgjigje të mbyllur Kërkojnë të jepet një përgjigje me po ose jo. A e di anglishten?me përgjigje të hapur Kërkojnë të marrin informacione të ndryshme. Ç’gjuhë të huaj njeh?me përgjigje alternative Përgjigjja e mundshme parashikohet me anë të alternativave të dhëna.Do të flasim anglisht apo shqip?Quhen fjali dëshirore, ato lloje fjalish që shprehin vullnetin e folësit. Duke qenë se kjo mund të realizohet me mënyra të ndryshme, brenda këtij grupi dallohen fjalitë dëshirore dhe ato nxitëse.Fjalitë dëshirore shprehin një fakt të dëshiruar prej folësit, diçka që folësi do që t’i ndodhë (a të mos i ndodhë) atij vetë apo të tretëve. Në këtë grup fjalish bëjnë pjesë edhe:urimet: U bëfsh njëqind vjeç!mallkimet: Plaç në vend!përshëndetjet: Tungjatjeta!betimet: Pafsha Zotin!Siç mund të vihet re nga shembujt, foljet e fjalive dëshirore dalin, zakonisht, në mënyrën dëshirore, por nganjëherë mund të përdoren edhe në mënyrën lidhore: Ah, ta kisha ditur më parë!Fjalitë dëshirore, zakonisht, janë fjali të pavarura, të mëvetësishme, por mund të dalin edhe si pjesë të fjalive të përbëra: Rrofsh, që na kujton në këto ditë të vështira.Janë nxitëse fjalitë që shprehin kërkesën e qartë të folësit për realizimin a mosrealizimin e diçkaje. Vullneti i folësit për kryerjen apo moskryerjen e veprimit mund të jepet me anë të një urdhri të prerë, porosie, këshille, lutjeje, pranimi etj.Dil jashtë! Do të bëje mirë të dilje. Të lutem, prit jashtë. Le të rrijë jashtë.Në këto fjali përdoret zakonisht mënyra urdhërore e foljeve, por jo rrallë herë edhe mënyra lidhore. Nisur nga kuptimi që përcjellin, dallohen disa grupe fjalish nxitëse, siç po i paraqesim në tabelën e mëposhtme.Fjali nxitëse që shprehin: Shembull fjalieurdhër për kryerjen a mos kryerjen e një veprimi; Mos m’u përgjigj mua ashtu!grishje apo propozim për kryerjen apo jo të një veprimi; Le të nisemi që tani!porosi, këshillë; Mbulohu, se bën ftohtë!lutje, kërkesë; Po kalo njëherë edhe këndej nga ne, de!qortim, paralajmërim, kërcënim; Turp të kesh!vullnetin për moskryerjen e veprimit. Mos ma vini re lodhjen, se jam pa gjumë.Fjalitë nxitësePas fjalive nxitëse, zakonisht, si shenjë pikësimi vendoset pikëçuditja (!). Pusho! Mos fol më!Ajo mund të dalë edhe si pjesë e një fjalie të përbërë, dhe në këtë rast, zakonisht pas saj vendoset presje. Mos u vono, se na ikën treni.294

