Page 297 - Demo
P. 297


                                    1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Çdo fjali pyetëse duhet të fillojë me një përemër pyetës.Në fund të çdo fjalie pyetëse vendoset pikëpyetje.Me anë të intonacionit, një fjali dëftore mund të kthehet në fjali pyetëse.Rendi i fjalëve nuk luan rol në ndërtimin e fjalive pyetëse.2 Ktheni fjalitë pyetëse të drejta në fjali pyetëse të zhdrejta dhe anasjelltas.A të pëlqen të studiosh? Do të doja të di kur fillojnë regjistrimet për në shkollë. Nuk e di nëse të pëlqejnë ëmbëlsirat. Sa ditë do të qëndrosh me ne? 3 Nënvizoni fjalinë pyetëse të zhdrejtë, qarkoni pjesën tjetër të fjalisë.Nëse vepruam mirë apo keq, këtë nuk di ta them.Pyes veten se si do të bëja pa ndihmën e tyre.Se si zuri fill kjo punë, askush s’e mban mend.Tani shtrohej pyetja se kush të nisej i pari.4 Jepni nga një shembull fjalie dëshirore që shpreh:urim: mallkim: përshëndetje: betim: 5 Ndërtoni nga një fjali për secilin rast të dhënë në tabelën e mëposhtme.Fjali nxitëse që shpreh:urdhër për kryerjen a moskryerjen e një veprimi;grishje apo propozim për kryerjen apo jo të një veprimi;porosi, këshillë;lutje, kërkesë;qortim, paralajmërim, kërcënim.Ushtrime Ushtrime295
                                
   291   292   293   294   295   296   297   298   299   300   301