Page 298 - Demo
P. 298


                                    Nisur nga nuancat kuptimore që përcjellin, fjalitë mund të klasifikohen edhe si fjali pohore dhe fjali mohore.I. Fjalitë pohoreFjalitë pohore shprehin pohim, qenien e një fakti. Me anë të tyre mund të shprehet miratimi, vërtetimi apo mbështetja e një thënieje, ashtu siç mund të shprehet një dëshirë, nxitje etj.− Nisemi?− Mirë.Nga dy fjalitë e mësipërme, fjalia “Mirë.” është pohore, pasi shpreh miratim për pyetjen që shtrohet në fjalinë pararendëse “Nisemi?”. Nisur nga mënyra se si shprehet, pohimi mund të jetë i sigurt, por edhe i pasigurt. Disa mënyra të shprehuri të pohimit të sigurtPohimi i sigurt mund të shprehet: Fjalia pyetëse Pohimi i sigurtme fjalë të caktuara si përgjigje ndaj një pyetjeje;Takohemi më vonë? Mirë.me pjesëzën pohuese po, të ndjekur ose jo nga fjalia pohore përkatëse, ose për të shprehur një pohim këmbëngulëstheksues;Të pëlqen ky film? Po.Po, më pëlqen.Ky, po që më pëlqen.me anë të një fjalie dëftore ku përsëritet thënia ose gjymtyra mbi të cilin bie pyetja; I bëre detyrat?Në janar skadon afati?I bëra.Në janar.i përforcuar me anë të ndajfoljeve e lokucioneve ndajfoljore;Do të kthehesh? Patjetër që do të kthehem.me anë të fjalëve-fjali: posi, posi jo, si jo etj. Njiheni?Ke pak kohë?Si jo.Posi.Disa mënyra të shprehuri të pohimit të pasigurtPohimi i pasigurt mund të shprehet: Fjalia pyetëse Pohimi i pasigurtme anë të përdorimit të pjesëzave: mbase,ndoshta;Si thua? Mbase ke të drejtë.me anë të ndajfoljes pothuaj për të kufizuar një pohim;E solle librin? Pothuaj e harrova fare.me anë të pjesëzës sikur për të shprehur një hamendësim apo ngurrim;Sa është ora? Po ti sikur e ke në dorë orën.me anë të pjesëzës pyetëse vallë për të shprehur dyshim, pasiguri;E dëgjove ç’thuhet? Të jetë vallë e vërtetë?me anë të foljes mund/mundet; Jeni takuar më parë? Mund të jemi takuar.me anë të pjesëzave a lokucioneve: desh, gati, mend sa, për pak, për pak sa etj.;Mbahu, rrëshqite? Desh rashë.me anë të fjalive mohore për nga forma, por që janë pohore për nga përmbajtja.Ç’të bëjmë? A nuk nisemi dhe ne?Sintaksë12 Fjalitë pohore dhe fjalitë mohore296
                                
   292   293   294   295   296   297   298   299   300   301   302