Page 299 - Demo
P. 299


                                    Mohimi i përgjithshëmII. Fjalitë mohoreTe fjalitë mohore mohohet përmbajta e gjithë fjalisë, ose një element i saj, qenia e një fakti, shprehet dëshira a kërkesa për të mos u bërë diçka. Këto fjali karakterizohen nga prania e pjesëzave mohuese, të cilave mund t’u shtohen si përforcim ndajfolje, përemra a ndonjë fjalë tjetër mohore.Nisur nga mënyra se si realizohet, mohimi mund të klasifikohet në dy lloje: mohim i përgjithshëm dhe mohim i pjesshëm.Mohimi është i përgjithshëm, kur në fjali mohohet gjithë ç’shprehet prej saj. Në këtë rast, mohimi i referohet kallëzuesit dhe pjesëza mohuese vihet para tij: Nuk kam dëgjuar asgjë.Disa mënyra të shprehuri të mohimit të përgjithshëmMohimi i përgjithshëm mund të shprehet: Fjalia pyetëse Mohimi i përgjithshëmme anë të përdorimit të pjesëzave mohuese: nuk, s, as;Kush e ka shkruar Komedinë Hyjnore?Nuk e di.S’e di.As që ia kam idenë.me anë të pjesëzës mohuese jo; E dije këtë? Jo.Jo, nuk e dija.me anë të pjesëzës mohuese mos. Si thua? Mos humb kohë kot.Mohimi është i pjesshëm kur në fjali mund të mohohet një element i thënies, i cili mund të shprehet me gjymtyrë të ndryshme të fjalisë, si: me një kryefjalë, kundrinor, rrethanor a përcaktor.Disa mënyra të shprehuri të mohimit të pjesshëmMohimi i pjesshëm mund të shprehet: Fjalia pyetëse Mohimi i pjesshëmme anë të pjesëzës mohuese jo kur kjo vendoset para çdo gjymtyre fjalie, përveç kallëzuesit;Kë të fajësosh më parë? Fajin e ka ai, jo unë.me anë të parafjalës pa për të mohuar një tipar a një mënyrë veprimi;Ç’i the?Ç’bënë?Mbeta pa fjalë.Dolën pa folur.me anë të pjesëzës as. Si t’u duk atje? Nuk kishte as pemë, as zogj, as lule.Mohimi i pjesshëm1 Gruponi në tabelën e mëposhtme pjesëzat: po, ndoshta, mbase, gjoja, mirë, posi, me siguri, si jo, natyrisht, patjetër, vallë.pohimi sigurt i pasigurtUshtrime297
                                
   293   294   295   296   297   298   299   300   301   302   303