Page 301 - Demo
P. 301
1 Rishkruani fjalitë dëftore, duke ndryshuar rendin e gjymtyrëve sipas shembullit të dhënë. Shpjegoni çfarë ndodh në secilin rast.a) Një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe kërceu të parin kanal nga bishti i pasmë i qerres. Nga bishti i pasmë i qerres, një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe kërceu të parin kanal. Të parin kanal kërceu nga bishti i pasmë i qerres një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. b) Reja e dendur e shiut po i afrohej karvanit, në mes të fushës së shkretë.c) Plaku vështronte vargun e dasmorëve në rrugën e pashtruar të malit.d) Në buzëmbrëmje, rrezet e fundit të diellit po thyheshin si shufra ari mbi xhamin e qelqtë të dritares. e) Përgjigjet e vajzës kishin thyer akullin e takimit gjatë asaj pasditeje.2 Fjalitë dëftore-thirrmore shndërrojini në fjali dëftore. Shpjegoni ndryshimet që ndodhin në këto fjali.Po ti qenke përvëluar keq, more djali i berberit! – tha xha Suloja. Po ti paske shkuar kaq larg, moj korbë! Sa e madhe qenka, mor Tomka, autokolona gjermane! Aty qenka rrëmujë e vërtetë! – thashë unë. Sa i mbajtke mend ti! – i tha e shoqja. Lumi nuk u kaluaka në këtë kohë dhe këto reshje që rënkan sikur është përmbysur qielli! Po, pra, ti na paskësh qenë ai piktori që shkarravit muret e pallatit! Të shkuaka kjo ngjyrë, si pëllumbeshë ngjake, moj Jona! Të vajtka mendja ty, se unë as që i qenkam kthyer asaj ane!3 Fjalitë pyetëse të drejta kthejini në fjali pyetëse të zhdrejta. Mos je ti ajo që ka ardhur si mikeshë këtu? Kush është ai njeri që nuk i pëlqen lulet? Do ta mbarosh fjalën apo të dalim jashtë ne? E kush të detyroi të vije këtu, në këtë rrebesh? More, njerëz janë ata apo më bëjnë sytë mua? A e di njeri nëse do të vijë Dini sonte këtu? Ku do të shkosh? – e pyeti sërish vajza me ndrojtje. Të paska zënë vapa qysh në mëngjes? – i tha ai. 4 Dalloni fjalitë nxitëse dhe dëshirore në fragmentin e mëposhtëm. Çfarë shprehin këto lloje fjalish?– Po këta të flamosur nuk shikojnë njëherë ç’kanë përpara, po çajnë kështu si të ndërliqur! – foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrrën.– Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë! – mallkoi plaka.– Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në ndonjë hendek, o Zot! Që mos vafshi të gjallë, O Shënmëri! – truante e nëmte një tjetër, duke u mbajtur fort pas telave të shkundur të parmakëve të urës, kur Gjanica e turbullt, që shkonte atje poshtë, po ia merrte mendtë me vete.– Që kur na mallkoi Zoti, s’kanë ç’na bëjnë munxët e robit... – Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhemburat e lindjes e s’është mirë... S’bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë…– Uaha Kazil, uaha Kuqo! – u foli Piloja qeve që të ndalojnë, dhe vetë, si pështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë. “Lumi i vdekur”, Jakov Xoxa5 Rrëfeni me shkrim një nga kujtimet më të bukura gjatë viteve të shkollës 9-vjeçare. Përdorni lloje të ndryshme fjalish. Lexojini ato në klasë dhe diskutoni së bashku rreth tyre.Ushtrime për llojet e fjalive sipas kumtimit 13299

