Page 302 - Demo
P. 302
PikëpresjaPikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja, por më të shkurtër se pika. Në përgjithësi, ajo ndan në mënyrë më të prerë se presja, por më pak të theksuar se dy pikat.Duhet mbajtur parasysh se nisur nga mundësia e shprehjes apo jo e kryefjalës në fjali, gjuhët grupohen në: a) gjuhë në të cilat shprehja e kryefjalës është e domosdoshme (anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja etj.); b) gjuhë në të cilat shprehja e kryefjalës është fakultative (shqipja, italishtja, greqishtja, spanjishtja etj.). Fjalia dykryegjymtyrësheNë gjuhën shqipe, ashtu si në shumë gjuhë të tjera, fjalitë mund të kenë të shprehur si kryefjalën, ashtu edhe kallëzuesin: Zogjtë fluturojnë. Fjalia e mësipërme qëndron si nga ana kuptimore, ashtu dhe nga ajo gramatikore, sepse folja kërkon një kryefjalë, qoftë kjo e shprehur, apo e pashprehur. Nëse, në vend të foljesfluturoj, vendosim foljen hap, atëherë lind nevoja për një gjymtyrë tjetër në fjali, pasi nuk mund të pranohet një ndërtim të tillë si: Zogjtë hapin...Folja hap, përveç kryefjalës, kërkon edhe një kundrinor të drejtë: Zogjtë hapin krahët.Nga ana tjetër, ka folje të cilat marrin kundrinorë, por nuk mund të marrin kryefjalë: S’më shkohet. S’më rrihet.Po ashtu, ka folje që nuk marrin as kryefjalë e as kundrinor: Veson. Bubullin.Pra, ashtu siç është shpjeguar dhe analizuar edhe më parë, folja përcakton strukturën e fjalisë. Kjo do të thotë se natyra dhe lloji i foljes dikton praninë ose jo të kryefjalës dhe të kundrinorëve në fjali. Rrethanorët zakonisht janë të lirë të shfaqen ose jo rreth foljes, dhe mund të jenë në numër të pakufizuar.Për shkak të lidhjes së veçantë që realizohet mes kallëzuesit dhe kryefjalës, këta trajtohen si gjymtyrë kryesore të fjalisë. Kur kryefjala dhe kallëzuesi janë të shprehur në fjali, kjo quhet fjali dykryegjymtyrëshe: Njerëzit pendohen. Kur mungon njëra prej gjymtyrëve kryesore në fjali, kjo quhet fjali njëkryegjymtyrëshe: Rrëmujë e madhe. Nuk rrihet këtu. Folësit, gjatë komunikimit me gojë apo me shkrim, shpesh ndërtojnë fjali, në të cilat kryefjala nuk është e shprehur. Për shembull: Si jeni? Dhe jo: Si jeni ju? Po shkojmë në kinema. Në këto fjali, kryefjala nuk është e shprehur nga ana leksikore, pra me një fjalë apo grup fjalësh, por gjen shprehje nëpërmjet mbaresave vetore të foljes. Në raste të tilla e sidomos në gjuhën e folur, përdorimi i kryefjalës është i tepërt dhe ndikon në cilësinë e të shprehurit. Nga ana tjetër, në fjali mund të mungojë kallëzuesi: Dimër. Acar. Heshtje.Nevoja për shprehjen e kryefjalës, ka të bëjë me sistemin e brendshëm të secilës gjuhë dhe nuk është e lidhur vetëm me mbaresat vetore të foljes. Sjellim ndërmend faktin se ndryshe nga gjuha angleze, frëngjishtja dhe gjermanishtja kanë një sistem të pasur mbaresash foljore. Kohët e fundit ka një prirje të dukshme për ta përdorur kryefjalën gjatë ligjërimit të folur dhe të shkruar në gjuhën shqipe. Një dukuri e tillë mund të shpjegohet me ndikimin që kanë gjuhët e huaja mbi të, gjë që do të ishte e këshillueshme të shmangej, pasi kufizon dallimin stilistik që shënon prania ose jo e kryefjalës në fjali. Diskutoni në klasë rreth nevojës dhe arsyes së përdorimit ose jo të kryefjalës për shembuj të tillë, si: Ku po shkon? Ti, ku po shkon? Ku po shkon ti?Fjalia njëkryegjymtyrëshe Sintaksë14 Fjalitë njëkryegjymtyrëshe dhe fjalitë dykryegjymtyrëshe300

