Page 303 - Demo
P. 303


                                    Fjali emërore quhet fjalia njëkryegjymtyrëshe me anë të së cilës pohohet prania, qenia e sendit apo dukurisë së emërtuar nga gjymtyra kryesore. Kjo gjymtyrë shprehet me një emër në rasën emërore ose me një emër të shquar të rasës emërore, të prirë nga pjesëza treguese ja. Falë intonacionit me të cilin shqiptohet, fjala merr vlerën e një fjalie: Natë. Errësirë. Këto fjalë mund të zgjerohen me gjymtyrë të tjera që i përcaktojnë ato: Natë e ftohtë dimri. Errësirë e thellë.Sipas përmbajtjes së tyre, fjalitë emërore grupohen në: a) fjali emërore përshkruese; b) fjali emërore treguese; c) fjali emërore emërtuese. Për përshkrimin e veçorive të këtyre fjalive, si dhe shembujve përkatës, le t’i referohemi tabelës së mëposhtme.Fjali emërore Rastet e përdorimit Shembujpërshkruese Përdoren në ato raste kur duam të tregojmë ekzistencën, qenien e ndonjë dukurie, fakti a sendi.Zhurma. Trokitje të forta në derë. Shfryrje. Zëra të panjohur.treguese Tërheqin vëmendjen për ekzistencën e një sendi që ndodhet në afërsi të bashkëbiseduesve. Prihen nga pjesëza ja. Ja Buna, ja Drini. Ja kalaja e Rozafës.emërtuese Përdoren për emërtimet gjeografike, të institucioneve, dyqaneve etj.Teatri Kombëtar.Muzeu i Onufrit.1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Çdo folje kërkon një kryefjalë dhe një kundrinor.Kryefjala përcakton vendin e kallëzuesit në fjali.Kryefjala dhe kallëzuesi përshtaten në numër dhe në vetë.Fjalia pa kryefjalë nuk qëndron.Fjalia pa kallëzues nuk qëndron.2 Gruponi fjalitë e mëposhtme në emërore dhe joemërore. Përcaktoni kriterin dallues.Dimër. Në dimër. Sot. Heshtje varri. Treg ushqimor. Afër tregut ushqimor. Në kinema. Kinema Agimi. Menjëherë. Qetësi.Fjaliemërore joemëroreUshtrime301
                                
   297   298   299   300   301   302   303   304   305   306   307