Page 305 - Demo
P. 305
Fjali me vetë të përcaktuar Fjalitë me vetë të papërcaktuarQuhen fjali njëkryegjymtyrëshe foljore, fjalitë në të cilat kryefjala nuk është e shprehur. Mungesa e kryefjalës në fjali lidhet me dy arsye kryesore: a) Ajo mund të nënkuptohet nga konteksti dhe në këtë rast shprehet vetëm morfologjikisht, domethënë, gjen shprehje në mbaresat rasore të foljes: Si quheni?b) Nuk mund të shprehet, pasi një kategori e caktuar foljesh nuk merr kryefjalë: S’më rrihet këtu. S’më shkohet atje. Veson. Në grupin e parë bëjnë pjesë fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetore, duke qenë se foljet e këtyre fjalive mund të zgjedhohen, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë fjalitë njëkryegjymtyrëshe pavetore, duke qenë se foljet e këtyre fjalive dalin vetëm në vetën e tretë.I. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetoreNisur nga mënyra se si gjen shprehje veta e foljes, këto fjali klasifikohen në tri grupet e mëposhtme.a) Fjali me vetë të përcaktuarb) Fjali me vetë të papërcaktuarc) Fjali me vetë të përgjithësuarFjali me vetë të përcaktuar quhen ato fjali në të cilat kallëzuesi shprehet me folje në vetën e parë e të dytë, njëjës dhe shumës e më rrallë në vetën e tretë. Mbaresat foljore e bëjnë të qartë vetën, ndaj kryefjala mund të mos shprehet. Rastet më të shpeshta të fjalive njëkryegjymtyrëshe me vetë të përcaktuarFjali njëkryegjymtyrëshe me vetë të përcaktuar: Shembuj fjalishme folje në mënyrën urdhërore; Freno! Mos u ngut!me folje në mënyrën dëftore; Kthehemi, më mirë. Po nisemi.me folje në mënyrën dëshirore. Ardhshi shëndosh e mirë! Rrofsh!Fjali me vetë të papërcaktuar quhen ato fjali njëkryegjymtyrëshe, kallëzuesi i të cilave shprehet me folje në vetën e tretë shumës dhe tregon veprim të kryer nga persona të papërcaktuar. Në fjalitë e këtij tipi, vëmendja e folësit përqendrohet në veprimin për të cilin flitet dhe jo te vepruesi, që zakonisht është i panjohur:Si të quajnë? Më thonë xha Braho mua. Atje ngritën një përmendore.Rastet më të shpeshta të fjalive njëkryegjymtyrëshe me vetë të papërcaktuarFjali njëkryegjymtyrëshe me vetë të papërcaktuar: Shembuj fjalishme folje në mënyrën dëftore; Trokitën në derë.me foljen them si mënyrë të shprehuri; Nuk thonë kot, i duruari i fituari.që shprehin veprim real, të mundshëm ose të pamundshëm.Ç’nuk shpikin e ç’nuk shpifin!Sa i përket përdorimit, fjalitë me vetë të papërcaktuar përdoren më shumë në ligjërimin e folur dhe në stilin e letërsisë artistike dhe fare pak në stilin shkencorteknik e atë juridiko-administrativ.Fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore 152303

