Page 306 - Demo
P. 306
Fjalitë njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuarFjali me vetë të përgjithësuar quhen ato fjali njëkryegjymtyrëshe që shprehin veprime që mund t’u përkasin të gjithëve e që kallëzuesin e kanë të shprehur me folje që zakonisht del në vetën e dytë njëjës. Në këto fjali, veta e dytë nuk tregon bashkëfolësin, por njerëz në përgjithësi, ku mund të përfshihen edhe bashkëfolësit: Ta pret mendja kaq e gjë. Ç’të mbjellësh do të korrësh. Rastet më të shpeshta të fjalive njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuarFjali njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuar: Shembuj fjalishpërdoren dendur në proverba; Më mirë të dish, sesa të kesh.përdoren në fjali të varura kushtore; Po t’i shkelësh në kallo, nuk të fal.përdoren në fjali të varura kryefjalore; Nuk është mirë të përqeshësh të tjerët.foljet dalin kryesisht në mënyrën lidhore. Duart mund t’ia lidhësh njeriut, mendtë jo.II. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe pavetoreFjali pavetore quhen ato fjali njëkryegjymtyrëshe në të cilat kallëzuesi është i shprehur me një folje që nuk ka kuptimin e vetës dhe shpreh veprim a gjendje, pavarësisht nga vepruesi apo bartësi i veprimit. Në këto fjali, folja nuk pranon kryefjalë: Jashtë veson. S’i flitet me gojë. Më qeshej.Në disa gjuhë, të cilat kërkojnë medoemos shprehjen e kryefjalës, kjo e fundit shtohet formalisht me anë të një përemri të vetës së tretë, edhe aty ku realisht nuk mund të ketë kryefjalë: Bie shi. (angl) It rains. (gjer) Es regnet. (frëngj) Il pleût. Vini re:Fjali pavetore ku gjymtyra kryesore shprehet me:Veçori të tyre Shembuj fjalishfoljeqë emërton gjendje të natyrës a të mjedisit apo që shpreh dukuri natyrore-fizike; Bëjnë pjesë folje, si: agon, veson, gdhin, ngryset, gjëmon, bubullin, vetëtin, erret etj.U err. Po vetëtin e bubullin.që shpreh një ndodhi që ka ngjarë apo pritet të ngjajë;Foljet, zakonisht shoqërohen me ndajfolje të ndryshme.I ndodhi keq atij. Kështu të del më mirë.që del në trajtën pësorevetvetore;Foljet zakonisht shoqërohen me rrethanorë të ndryshëm.Nuk flitet kështu. S’më shkohet atje. kam, e cila shoqërohet me një kundrinor të drejtë të domosdoshëm.Folja kam ka përdorim të gjerë në këto ndërtime dhe përdoret në mënyra e kohë të ndryshme.S’ka hënë sonte. S’ka fjalë këtu.304

