Page 308 - Demo
P. 308


                                    1 Në fragmentin e mëposhtëm nënvizoni me një vijë fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe me dy vija fjalitë njëkryegjymtyrëshe. Plotësoni tabelën e dhënë.– Moj kuçedër stërkuçedër, unë e shoh se ti do të më hash. Me të vërtetë qenke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që t’i kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.– Ç’do të më japësh ti mua, që të të lë të shkosh?– Do të të jap besën time.– Mirë, nëma besën e shko.Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët e drurët. Doli kuçedra e ia mori këngës:– Lumja unë e lumja! Kisha një, m’u bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha, do ta përpij!Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu:– Mjerë ti, e mjera, moj kuçedër! Kishe një e s’ke asnjë. Dhe ti vetë do të hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve e do të jetë i njerëzve.“E bija e Hënës dhe e Diellit”, Mitrush KuteliFjalitë dykryegjymtyrëshe Fjalitë njëkryegjymtyrësheemërore foljore2 Nënvizoni fjalitë pavetore. Thoni se çfarë tregojnë këto lloje fjalish.Nuk lashë vend pa e kërkuar. Ashtu ndodhi edhe me atë grua. Historia ishte thuajse e njëjtë. Ndërkaq, në hollin kryesor vallëzohej. Në klasën tonë është punuar përherë mirë për realizimin e punëve me shkrim. Nxënësit i merrnin seriozisht temat krijuese. Nuk kalohet atje. Lumi ka shembur urën e vogël prej dërrase. Po a i bihet murit me kokë? Sigurisht që jo! Fëmijëve nuk u rrihej në një vend. Lëviznin sa nga një bankë, në bankën tjetër. I pikonte në zemër sa herë që e shihte. Ishte dobësuar shumë kohët e fundit. Asaj nuk i rëndohej kurrë. Netëve të verës flihet më mirë përjashta. Iu përgjigj se nuk i hahej. 3 Formoni fjali në të cilat foljet ngrys, jetoj, vjen, bisedoj, kaloj, rri, hyj, qesh (në format veprore ose joveprore), të përdoren edhe në fjali dykryegjymtyrëshe, edhe në fjali njëkryegjymtyrëshe pavetore, sipas shembullit të dhënë.Fjali dykryegjymtyrëshe Fjali njëkryegjymtyrëshe pavetoreAta jetonin prej vitesh këtu. A jetohet nën një çati me të?4 Përshkruani një stinë, një peizazh ose një çast të ditës, duke përdorur fjali dykryegjymtyrëshe dhe fjali njëkryegjymtyrëshe emërore, vetore dhe pavetore.Sintaksë16 Ushtrime për fjalitë njëkryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshe306
                                
   302   303   304   305   306   307   308   309   310   311   312