Page 309 - Demo
P. 309
Kujtojmë që një fjali është e thjeshtë kur ka vetëm një kallëzues dhe e përbërë kur ka dy a më shumë kallëzues. Fjali e thjeshtë: Ai ecte duke u lëkundur sa andej-këndej.Fjali e përbërë: Ai ecte ngadalë dhe lëkundej sa andej-këndej.Në fjalinë e parë ka dy folje, një e shtjelluar ecte dhe një e pashtjelluar duke u lëkundur, por vetëm një kallëzues, prandaj fjalia është e thjeshtë. Në fjalinë e dytë, ka dy folje të shtjelluara ecte dhe lëkundej, të cilat shërbejnë si kallëzues më vete, ndaj fjalia është e përbërë.Në fjali mund të ketë dy folje të shtjelluara, por nëse ato funksionojnë si kallëzues homogjenë, fjalia është e thjeshtë dhe jo e përbërë, si në shembullin: Ai ecte dhe lëkundej njëkohësisht. Në këtë fjali, kallëzuesit janë homogjenë (ecte dhe lëkundej), prandaj fjalia është e thjeshtë dhe jo e përbërë.Vini re:Fjalitë e përbëra grupohen në:a) fjali të përbëra me bashkërenditje;b) fjali të përbëra me nënrenditje. Në fragmentin e mëposhtëm dalloni fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra. Cila gjymtyrë ju ndihmon të realizoni këtë dallim?KJO ËSHTË GJITHË JETA IME.Ç’donte të thoshte saktësisht ajo me këtë frazë?Po ju jap një vepër që rrëfen krejt jetën time.Apo: Po ju jap një vepër po aq të rëndësishme sa jeta ime?Apo edhe: Kjo është tërë jeta ime, sepse jeta ime ka marrë fund. Mos vallë, kjo do të thotë se ajo do të vdesë së shpejti? Kjo është GJITHË jeta ime.Kjo frazë nuk të shqitet nga mendja.Të gjitha mënyrat e interpretimit të saj duken bindëse. Moridisi nuk e hap valixhen,por e vendos diku, si diçka të çmuar.“Sharlota”, David FoenkinosFjali e thjeshtë: Kjo frazë nuk të shqitet nga mendja.Fjali të përbëra: Po ju jap një vepër që rrëfen krejt jetën time. Moridisi nuk e hap valixhen, por e vendos diku, si diçka të çmuar.Fjalitë e përbëra me bashkërenditje 17307

