Page 31 - Demo
P. 31
STUDIM TEKSTI Analizojmë tekstin 2 Në çfarë vete rrëfehet në këtë prozë? Pse mendoni se natyrës së kësaj proze i përshtatet rrëfimi në këtë vetë? 3 Rrëfimi herë duket si fantazi, herë duket se është rrëfim i ngjarjeve të ndodhura vërtet. Cilat janë arsyet që e shtyjnë rrëfimtarin ta nisë sikur do të rrëfejë një përrallë e më pas një prozë realiste? 4 Përshkrimi i fshatit bëhet nëpërmjet kujtimeve të autorit. Siç është normale, njeriu nuk mund t’i mbajë mend të gjitha, pasi jo gjithçka lë mbresë në nënvetëdijen e tij. Nisur nga fakti që rrëfimtari vazhdimisht thotë se ka harruar, flisni për ndryshimin mes kohës së rrëfimit dhe kohës kur mendohet se kanë ndodhur ngjarjet e rrëfyera.Interpretojmë tekstin 5 Pse rrëfimtari u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë lexuesve, duke i quajtur ata miq dhe dashamirës? 6 Në novelën për fshatin që ngrihet mbi shtatë kodrina, rrëfimtari ndalon gjatë në përshkrimin e maleve. Pse e bën një gjë të tillë? Çfarë simbolizojnë ato për të? Po këngët? 7 Duke pasur parasysh shprehjen “stinët e jetës”, interpretoni frazën e shkëputur nga teksti i mësipërm:Jo se nuk kishte dimër në atë vend, por atë vit ishte verë, se më pas erdhi vjeshta dhe pas saj erdhi dimri...Gjuha e tekstit 8 Nënvizoni në tekst pjesët kur rrëfimit i vishen nota humorit dhe diskutoni në klasë për këtë karakteristikë të stilit të shkrimtarit. 9 Dalloni në tekst pjesët në të cilat rrëfimtari bën monolog. Çfarë tregon përdorimi i këtyre monologëve në këtë pjesë? 10 Përcaktoni figurat letrare:dielli shkëlqen madhërishëm në kupën e qiellit ______________________________________pa e çarë kokën për të _________________________________________________________mëhallët sikur mbaheshin dora-dore me njëra-tjetrën ________________________________dy pëllëmbë vend _____________________________________________________________malet marrin një pamje të zemëruar, një ngjyrë të thellë mavi ___________________________sikur të kishin një shpirt njerëzor që ka kaluar provat e gjata dhe të rënda të jetës ____________ 11 Në këtë tekst vendin më të madh e zë: përshkrimi;rrëfimi;dialogu; arsyetimi. Reflektojmë rreth tekstit 12 Komentoni frazën: E dimë që ka vende më të bukura më të mëdha në botë, po e dimë se ka diej edhe më të mëdhenj se dielli ynë në hapësirat e pakufishme të gjithësisë...DetyrëShkruani një ese përshkruese për vendlindjen tuaj.29

