Page 310 - Demo
P. 310


                                    Disa skema fjalish me bashkërenditjeLlojet e fjalive të përbëra me bashkërenditjeNga vetë termi bashkërenditje, të parat janë fjali të përbëra ku pjesët renditen bashkë duke ruajtur njëkohësisht edhe pavarësinë prej njëra-tjetrës, pra ato mund të qëndrojnë edhe si fjali më vete:Dy fjali të thjeshta: Unë jam në vit të parë.  Vëllai im është maturant.Një fjali e përbërë: Unë jam në vit të parë, kurse vëllai im është maturant.Fjalitë e nënrenditura, ndryshe nga ato me bashkërenditje, varen prej njëratjetrës: Kur unë isha në vit të parë, vëllai im ishte maturant. Varësia mes pjesëve të fjalisë realizohet në mënyra të ndryshme, gjë që do ta shohim më hollësisht në mësimin vijues.Sipas marrëdhënieve që vendosen mes pjesëve të fjalisë, fjalitë e përbëra me bashkërenditje grupohen si më poshtë:a) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie këpujore;b) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie kundërshtore;c) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie veçuese;d) fjali me pjesë të bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse.Fjali me pjesë bashkërenditëse:Përshkrimi dhe tipare dalluese Lidhëza dhe lokucione lidhëzoreShembuj fjalishshtuese Kanë përdorim të gjerë dhe larmi shumë të madhe nga pikëpamja ndërtimore. Shpesh shprehin ngjyrime numërimi a renditjeje dukurish a faktesh. e, dhe, edhe, jo vetëm që... por edhe, le që... por as etj.Jo vetëm që binte shi i rrëmbyeshëm, por frynte dhe një erë e ftohtë.kundërshtuese Kanë strukturë dygjymtyrëshe, gjë që kushtëzohet nga marrëdhënia e krahasimit apo e kundërvënies mes përmbajtjes së tyre.po, por, mirëpo, porse, kurse, veçse etj.Më parë njerëzit shkruanin kartolina, por kohët e fundit kjo ndodh gjithnjë e më rrallë.veçuese Kanë strukturë dygjymtyrëshe, gjë që kushtëzohet nga marrëdhënia veçuese që vendoset mes pjesëve të fjalisë.ose, o, apo, o... o, ose... oseTë nisemi apo të presim edhe pak?përmbyllëse Për nga ana kuptimore, njëra pjesë shërben si përmbyllje e veprimit që përcillet në pjesën paraprijëse.pra, prandaj, ndaj I kam mbushur të tetëmbëdhjetat, prandaj mund ta ngas edhe unë makinën.Bashkërenditja mes pjesëve të fjalisë mund të paraqitet skematikisht për të dhënë në mënyrë grafike marrëdhënien që realizohet mes tyre. Kur dy pjesë fjalish bashkërenditen mes tyre, si në shembullin e mëposhtëm, skema mund të paraqitet si në A. Dy kutizat e vendosura në të njëjtin rend, përfaqësojnë pjesët e fjalisë, ndërsa vija lidhëse mes tyre përfaqëson lidhëzën ose edhe mungesën e saj.308
                                
   304   305   306   307   308   309   310   311   312   313   314