Page 311 - Demo
P. 311
Këtu kemi trajtuar vetëm pjesët e fjalive që bashkërenditen mes tyre, por shpesh fjalitë përbëhen prej pjesëve që hyjnë si në lidhje bashkërenditëse, ashtu dhe në marrëdhënie nënrenditëse mes tyre. Në temat vijuese do të analizojmë fjali ku gërshetohen të dyja lidhjet.Në fjalinë B, të tria pjesët bashkërenditen mes tyre, por jo njëra pas tjetrës, pasi vetëm dy të parat vendosen në marrëdhënie këpujore, dhe të dyja së bashku hyjnë në marrëdhënie kundërshtuese me pjesën e tretë, e cila bashkërenditet me dy të parat.B. Mami ka qenë mësuese dhe babi ka qenë inxhinier, por tani janë në pension.Në fjalinë C dallojmë tri pjesë fjalish ku dy të fundit, të cilat hyjnë në marrëdhënie këpujore, bashkërenditen me njëra-tjetrën dhe të dyja së bashku hyjnë në marrëdhënie kundërshtuese me të parën në bashkërenditje me të.C. Tani është thatësirë e madhe, por, në dimër, lumenjtë rrezikojnë jo vetëm të dalin nga shtrati, por edhe të përmbysin gjithçka rreth tyre.Fjalia D përbëhet nga katër pjesë, të cilat organizohen në këtë mënyrë: dy të parat hyjnë në marrëdhënie këpujore mes tyre. Po ashtu, edhe mes dy të fundit vendosen marrëdhënie këpujore. Këto dy grupe fjalish bashkërenditen mes tyre duke hyrë në marrëdhënie kundërshtuese, çka e dëshmon si përmbajtja e fjalisë, ashtu edhe mjeti i lidhjes, lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese por. D. Tani është thatësirë e madhe dhe ka mungesë uji, por në dimër lumenjtë rrezikojnë jo vetëm të dalin nga shtrati por edhe të përmbysin gjithçka rreth tyre. A. Mami është mësuese ndërsa babai është inxhinier.1 Dalloni fjalitë e thjeshta nga ato të përbëra. e thjeshtë e përbërëPër të pasur shëndet të mirë, duhet të ushqehesh mirë.Ushqehu mirë dhe ke për të pasur shëndet të mirë.Që të kesh shëndet të mirë, duhet të ushqehesh mirë.Mund të ushqehesh mirë, por mund të mos gëzosh shëndet të plotë.Për të pasur shëndet të plotë nuk mjafton vetëm të ushqyerit mirë.Ushtrime309

