Page 312 - Demo
P. 312


                                    Sintaksë2 Në fragmentin e mëposhtëm dalloni fjalitë e përbëra me bashkërenditje. Nënvizoni lidhëzat dhe tregoni lloji e tyre.Njerëzit shqyen sytë dhe ulëritën nga frika e hareja bashkë. Kur kthetrat e një mijë shqiponjave u mbështetën në truall, habia e qytetarëve u bë edhe më e madhe.Kurrë ndonjëherë s’kishte ndodhur diçka e tillë. Askush deri atëherë s’i kishte parë ata zogj aq gjigantë, që mblodhën flatrat. Në atë pikë, para vështrimeve të shastisura u shfaqën dy gorillat me Bandeo Gropiùsin në krye, që ecte i ndihmuar nga bastuni i tij.Luftëtarët çanë mes turmës, të gatshëm me heshta dhe armë për të sfiduar mysafirët e paftuar, të zbritur nga qielli por, me të parë plakun e urtë Bandeo Gropiùs, hoqën përkrenaret në shenjë respekti. Pas tyre u shfaqën fëmijët dhe habia më e madhe ishte se po ecnin dorë për dore.– Ai është Geri Hopi! Djali që ia mbathi nga shtëpia! – bërtiti një grua, duke e treguar me gisht.– Po, është djali i Shëronjëses, – shtoi një fëmijë tjetër, duke u mbledhur nën pelerinën vrima-vrima. “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”, Moony Witcher3 Lidhni fjalitë e mëposhtme me lidhëza bashkërenditëse dhe përcaktoni llojin e marrëdhënies që vendoset mes tyre.Shtëpia ishte e braktisur. Lulet në oborr ishin tharë. Bie shumë shi. Do të shkoj në kinema. Të dielën do të shkoj në stadium. Do ta shoh ndeshjen në shtëpi. Ishte mesi i gushtit. Në oborrin e shkollës dëgjohej vetëm kënga e gjinkallave. 4 Dalloni fjalitë me bashkërenditje dhe mjetet që lidhin pjesët mes tyre.Fillimisht vrapova drejt saj dhe e ndihmova të ngrihej, por pastaj u ktheva për të parë ç’bënte Lila. Kishte zbritur nga trotuari dhe po shkonte te Melina duke kaluar rrugën, por pa ua vënë veshin kamionëve që kalonin njëri pas tjetrit. I shqova në sjellje, më tepër se në fytyrë, diçka që më turbulloi e që sot e kësaj dite e kam të vështirë ta përcaktoj, pasi, edhe pse shkonte përmes rrugës, e vogël e zezë, nervoze, edhe pse e bënte me vendosmërinë e saj të zakonshme, gjithsesi kishte ngecur si e ngrirë.5 Formoni fjali të përbëra me bashkërenditje, pjesët e së cilave të lidhen me anë të lidhëzave të dhëna.__________________________________ dhe __________________________________, ndërsa __________________________________.Jo vetëm ___________________________________________, por edhe __________________________________________________.Ose ________________________________________________, ose ___________________________________________________________. _____________________________________________________, kurse ________________________________________________. __________________________________________, por ______________________________________, ndaj __________________________________._______________________________________ e ______________________________________, prandaj ____________________________________.______________________________________, pra ______________________________________, mirëpo __________________________________.6 Ndërtoni skemën e fjalive të mëposhtme.Dikush trokiti në derë, por askush nuk u përgjigj.Frynte erë, binte shi, gjëmonte e vetonte, por në rrugë kishte ende shumë lëvizje.Këtë fundjavë do të shkoj me prindërit në mal, ose do të takohemi me shokët në det. Ushtrime310
                                
   306   307   308   309   310   311   312   313   314   315   316