Page 313 - Demo
P. 313


                                    Kujtojmë që në fjalitë e përbëra me nënrenditje, pjesët e fjalive hyjnë në lidhje dhe marrëdhënie varësie mes tyre. Kjo do të thotë se, ashtu siç kemi parë te gjymtyrët e fjalisë, njëra pjesë drejton dhe tjetra varet prej saj:Nuk besohej se mund të mblidhej gjatë atij dimri të tmerrshëm një ushtri kaq e madhe.Kjo është një fjali e përbërë, sepse ka dy kallëzues besohej e mund të mblidhej dhe, për rrjedhojë, dy pjesë fjalish: nuk besohej dhe se mund të mblidhej gjatë atij dimri të tmerrshëm një ushtri kaq e madhe. Këto dy pjesë nuk kanë të njëjtën vlerë sintaksore në fjali, siç kemi parë te pjesët e fjalive bashkërenditëse, por njëra drejton dhe tjetra varet. Në rastin në fjalë, pjesa drejtuese është nuk besohej dhe, me anë të saj, mund të drejtojmë pyetjen: Cila gjë nuk besohej? – se mund të mblidhej gjatë atij dimri të tmerrshëm një ushtri kaq e madhe. Pjesa që i përgjigjet pyetjes, është pjesë e varur.KujtojmëLlojet e fjalive të përbëra me nënrenditje Në fragmentin e mëposhtëm nënvizoni vetëm fjalitë e përbëra me nënrenditje.Nuk besohej se mund të mblidhej gjatë atij dimri të tmerrshëm një ushtri kaq e madhe. Po ajo u mblodh. U mblodh, siç mblidhen pikat në rrëke, siç mblidhen rrëketë në përrenj e përrenjtë në lumenj. Të pasnesërmen arritën edhe turqit. Ata e ngritën kampin e tyre në mbrëmje, në anën tjetër të fushës.Atje, në fund të maleve, fusha e Oranikut ngjante me arenën e ndonjë Koloseu ku ndesheshin gladiatorët në lashtësi. Në maja zbardhte bora, kurse përposh, në lugina, përmes egërsisë së dimrit, sapo kish shpërthyer një gjelbërim i vonë prilli, gjelbërim juge, i butë, i njomë. “Krastakraus”, Bilal XhaferriKujtojmë se nisur nga marrëdhënia që vendoset mes pjesëve të fjalisë që varen prej njëra-tjetrës, fjalitë me nënrenditje grupohen në: a) fjali me pjesë të varur ftilluese;b) fjali me pjesë të varur rrethanore;c) fjali me pjesë të varur përcaktore.Tabela e tipareve dalluese të fjalive të përbëra me nënrenditjeFjali me pjesë të varurLidhja mes pjesës kryesore dhe asaj të varurShembull pjesë kryesore + pjesë e varurftilluese Pjesa e varur është e domosdoshme dhe plotëson kallëzuesin e pjesës kryesore. Pashë se dikush doli.Thuhej se vuante nga një sëmundje e rrallë.Pashë + se dikush doli.Thuhej + se vuante nga një sëmundje e rrallë.rrethanore Pjesa kryesore mund të qëndrojë edhe pa pjesën e varur. U kthyem kur u errësua.Dritarja u hap ngaqë frynte erë e fortë.U kthyem + kur u errësua.Dritarja u hap + ngaqë frynte erë e fortë.përcaktore Pjesa e varur përcaktore nuk lidhet me kallëzuesin e pjesës kryesore, por me një gjymtyrë emërore të saj.E pashë filmin që u shfaq në kinema.E pashë filmin + që u shfaq në kinema.Fjalitë e përbëra me nënrenditje 18311
                                
   307   308   309   310   311   312   313   314   315   316   317