Page 314 - Demo
P. 314


                                    Disa skema fjalish të përbëra me pjesë të varur ftilluesePjesa drejtuese e fjalive ftilluese ka në përbërje të saj një folje, e cila kërkon të plotësohet nga pjesa e varur e kësaj fjalie. Për këtë arsye, rendi i pjesëve zakonisht është i tillë që pjesa e varur ndjek atë drejtuese, si në fjalinë e mëposhtme.Nuk e dinim që ishte i huaj. (ç’nuk dinim? – që ishte i huaj)[nuk e dinim] [që ishte i huaj] pj. drejtuese pj. e varurNë disa raste, pjesa e varur mund t’i prijë asaj drejtuese:Që ishte arkeolog, dihej. (ç’dihej? – që ishte arkeolog)[që ishte arkeolog] [dihej]  pj. e varur pj. drejtueseSkema me anë të së cilës paraqitet lidhja mes pjesëve të fjalisë së përbërë me nënrenditje ftilluese, duhet të paraqesë lidhjen e varësisë që vendoset mes këtyre pjesëve, për këtë arsye, kutizat që përfaqësojnë pjesët e fjalisë vendosen në pozicion vertikal me njëra-tjetrën:[Nuk e dinim] [që ishte i huaj].   [Që ishte arkeolog] [dihej]  Kjo fjali mund të zgjerohet më tej duke shtuar një pjesë tjetër të varur ftilluese, e cila bashkërenditet me të parën, si në shembullin e mëposhtëm:Nuk e dinim që ishte i huaj dhe që jetonte vetëm. [nuk e dinim] [(që ishte i huaj) dhe (që jetonte vetëm)] pj. drejtuese pj. e varur ftilluese + pj. e varur ftilluese   Shënim: Kllapat e rrumbullakëta përdoren për fjalitë që bashkërenditen mes tyre, ndërsa kllapat katrore për grupet e fjalive që vendosen në marrëdhënie dhe lidhje varësie mes tyre.Disa skema fjalish të përbëra me pjesë të varur ftilluese312
                                
   308   309   310   311   312   313   314   315   316   317   318