Page 315 - Demo
P. 315
Ashtu si fjalitë e varura, edhe fjalitë drejtuese mund të dalin të bashkërenditura mes tyre, duke ruajtur të njëjtën marrëdhënie me pjesën e varur apo pjesët e varura:Jo vetëm që nuk e dinim, por as nuk na e merrte mendja që ishte i huaj.[ jo vetëm që (nuk e dinim) por as (nuk na e merrte mendja)] [që ishte i huaj]pj. drejtuese + pjesë drejtuese pj. e varur Kur bashkërenditen, si pjesët kryesore, ashtu dhe ato të varura, dhe dy grupet vendosen në marrëdhënie varësie mes tyre, si në fjalinë e mëposhtme, lidhja mes tyre mund të paraqitet me anë të kësaj skeme:[ jo vetëm që (nuk e dinim) por as (nuk na e merrte mendja)] [(që ishte i huaj) dhe (që jetonte vetëm)] pj. drejtuese + pjesë drejtuese pj. e varur + pj. e varur 1 Dalloni nëse fjalitë e përbëra me nënrenditje në fragmentin e mëposhtëm shprehin marrëdhënie rrethanore, përcaktore apo ftilluese.Kur u kthye nga ara, gjeti tërë hundë e buzë të birin, në pragun e derës. Ngaqë nuk po e gjente dot fajtorin e vërtetë, gjykonte atë. Ata nuk e kuptonin që e ardhmja e tyre në atë vend ishte e pasigurt. Materiali që i kishte nisur për atë projekt, ishte i pasaktë dhe i pastudiuar. Nuk u shkonte ndër mend se sa çoroditëse ishte koha në të cilën jetonin. Në qëndrofsh këtu, shtro kurrizin në punë, se nuk të ushqejmë ne. Hanin, pinin dhe argëtoheshin siç bën rëndom njeriu. Që të rregullonte orarin për atë takim, iu desh që të punonte disa orë shtesë. Më vonë do të kuptonin si qëndronin punët, ku zinte fill molepsja e tyre, pse nuk ishin treguar syçelët që në krye. Trego, që të arrijmë t’i paraprijmë sulmit të tyre. Hapi i fundit që duhet të ndërmerrnim ishte më vendimtari për ne. Rendi me shpejtësi shpateve të kodrës, të cilat ishin mbuluar nga bryma dhe ngrica. Rruga që të çonte në shkollë, kalonte përmes një monopati me lofata të dendura. Vraponte sa i hanin këmbët. Edhe pse e kishte këshilluar disa herë, ai vazhdonte me të tijën.Ushtrime313

