Page 317 - Demo
P. 317


                                    Fjalitë e përbëra me pjesë të varur rrethanoreKujtojmë se fjalitë e varura rrethanore tregojnë rrethanën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja e pjesës kryesore. Pra, nëpërmjet tyre shtohen të dhëna të tjera rreth përmbajtjes që jepet në pjesën kryesore, ndonëse ato jo gjithnjë janë të domosdoshme për plotësimin e kuptimit dhe të strukturës së saj, siç ndodh me fjalitë ftilluese.Në shembujt e mëposhtëm, vini re rolin e pjesës së varur kur niset treni në raport me pjesët kryesore përkatëse.A. Të gjithë e dinë kur niset treni.B. Të gjithë largohen kur niset treni.Fjalitë e mësipërme janë fjali të përbëra me nënrenditje. Pjesët e këtyre fjalive ruajnë të njëjtin rend: pjesë kryesore - pjesë e varur. Në përbërjen e tyre ndryshon vetëm folja, por kaq është e mjaftueshme për të ndryshuar jo vetëm kuptimin, por edhe llojin e fjalive të nënrenditura. Dimë që folja luan rol qendror në organizimin e fjalisë. Në fjalinë A, pjesa e varur kur niset treni ka vlerën e një pjese të varur ftilluese kundrinore, sepse folja e pjesës kryesore kërkon të plotësohet prej saj: ç’dinë?- (se) kur niset treni. Këtu, lidhëza ftilluese mund të shtohet ose të hiqet prej fjalisë.Në fjalinë B, si pjesë e varur shërben po ashtu pjesa kur niset treni, por marrëdhënia që vendos me pjesën kryesore, ndryshon. Këtu kemi të bëjmë me marrëdhënie rrethanore: kur largohen? - kur niset treni.Folja e pjesës kryesore largohen ka natyrë të ndryshme prej foljes di, ndaj pjesa kryesore të gjithë largohen nuk mund të drejtojë një pjesë të varur ftilluese, por vetëm një pjesë të varur rrethanore, në rastin konkret, rrethanore kohore. Këtë e dëshmon edhe pamundësia e përdorimit të lidhëzave ftilluese se/që pranë ndërtimeve të tilla: *Të gjithë largohen se/që kur niset treni.Dy pjesët e kësaj fjalie të përbërë lidhen me lidhëzën e nënrenditur kohore kurdhe nuk mund të pranohet shtimi i një lidhëze të nënrenditur ftilluese.Fjalitë e përbëra me nënrenditje rrethanore 19315
                                
   311   312   313   314   315   316   317   318   319   320   321