Page 318 - Demo
P. 318
Nisur nga lloji i marrëdhënies rrethanore që vendosin me pjesën kryesore, pjesët e varura rrethanore mund të jenë:Fjali me pjesë të varur rrethanorePërshkrimi dhe tipare dalluese Mjete lidhëse Shembull fjaliekohore Tregon kohën kur ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.kur, ndërsa, gjersa, pasi, para, para se, ndërkohë që etj.Kur mbërrita në stacion, treni ishte nisur.vendore Tregon vendin ku ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.ku, kudo që, ngado që, te/tek, nga etj.Ngado që hidhje sytë, shihje vetëm gjelbërim.shkakore Tregon arsyen, shkakun pse ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.se, sepse, ngaqë, duke qenë se, për shkak se, për arsye se etj.U rrëzova, sepse dyshemeja ishte e lagur.qëllimore Tregon qëllimin përse ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.që, me qëllim që, në mënyrë qëFërkonte sytë që të shihte më mirë.mënyrore Tregon mënyrën se si ndodh veprimi, ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore.si, siç, sikur, sikurse, ashtu, ashtu si etj.Bëj siç të thashë.krahasore Veprimi apo gjendja për të cilën bëhet fjalë në fjalinë drejtuese ilustrohet me anë të një krahasimi në fjalinë e varur.sa, aq sa, po aq sa, sa ç’, nga ç’, mësa etj.Shumë mallra kushtojnë më shumë nga ç’vlejnë.kushtore Tregon kushtin nga i cili varet kryerja ose moskryerja e veprimit të shprehur në pjesën kryesore.në, nëse, në qoftë se, po, po qe se, po të jetë se, me kusht që etj.Nëse nuk i plotësoni këto kushte, kërkesa juaj nuk do të merret parasysh.lejore Veprimi apo gjendja që shprehet në pjesën e varur pritet të bëhet pengesë për atë të fjalisë drejtuese, por, në të vërtetë, veprimi kryhet.ndonëse, sido që, sadoqë, edhe pse, kushdo etj.Ndonëse vendi kishte plot mundësi zhvillimi, njerëzit jetonin në skamje.rrjedhimore Shprehet marrëdhënia mes faktit a ngjarjes së shprehur në fjalinë kryesore dhe përfundimit logjik të saj, të shprehur në fjalinë e varur.ndaj, prandaj, për pasojë, për rrjedhojë, saqë, aq sa, kështu që etj.Erdhën pak veta, kështu që e shtymë për nesër.316

