Page 319 - Demo
P. 319
Disa modele fjalish për paraqitjen skematike të strukturës së fjalive të përbëra me nënrenditje rrethanoreDuke ndjekur modelin e sjellë në mësimet e mëparshme, më poshtë jepet me anë të skemave struktura e fjalive rrethanore, duke i parë ato të gërshetuara edhe me lloje të tjera fjalish. Dolëm kur pushoi shiu.[dolëm] [[kur pushoi shiu]pj. kryesore pj. e varur Dolëm jashtë dhe vrapuam si të çmendur kur pushoi shiu[(dolëm jashtë) dhe (vrapuam si të çmendur)] [[kur pushoi shiu]pj. kryesore + pj. kryesore pj. e varur Ndalonte ku t’i shkrepej që të pushonte.[ndalonte] [ku t’i shkrepej] [që të pushonte]pj. kryesore pj. e varur1 Nënvizoni fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditura rrethanore. Emërtoni llojin e tyre.Në mesditë, e ngritëm kampin tonë aty ku ishte një fushë e vogël, rrethuar nga drurë të lartë. Ngaqë koha në mëngjes ishte me diell, nuk e mora çadrën me vete. Kur u afrua më pranë, njohu vajzën e madhe të xha Ahmetit. Fërkoi sytë që të besonte se ishte zgjuar. Nuk kishte hyrë ende dimri, kur në qytetin tonë ra bora e parë. Tek ecte, mendonte i gëzuar për takimin me të. Shko nga të duash, por këtu mos u duk më, se besëprerët nuk i pranojmë. Selina, para se të prezantonte poezinë, tha dy fjalë për autoren e saj. Bëj sikundër të thashë, ndryshe nuk i kemi mirë punët bashkë. Andej nga fillonte autostrada, shihje një varg të gjatë makinash. Ai vinte nga po punohej për ndërtimin e një fabrike të re. Në më beson, bëhu pjesë e këtij projekti. Sa qe në shkollën tonë, sillej mirë dhe studionte, më tej nuk e di. Ku e ke punën, shtro edhe gunën. Nuk pati shumë pjesëmarrës, kështu që takimi u shty për më vonë.2 Emërtoni llojin e rrethanorëve të theksuar në fjalitë e mëposhtme. Shndërroni secilin rrethanor në një pjesë të nënrenditur.Për të mbërritur atje, nxitoi hapat. Ndonëse pranverë, dallëndyshet nuk kishin ardhur. E vendosi tufën me lule mbi tavolinë. Pa u mbyllur dita, lajmëtari mbërriti në qytezë.Me gjithë paralajmërimet e tij, ata u nisën. Pa u plotësuar këto kushte, nuk mund t’ju pranojmë. Nga nxitimi kishte harruar të mbyllte derën e jashtme. Ishte përpjekur shumë për ta sjellë këtu në qytet. Përpjekjet për të rimarrë kreun e klasifikimit sërish, duhet të jenë të mëdha. I ishin ënjtur këmbët nga të ecurit e shumtë. Në drejtim të rrjedhës së lumit po vozitnin disa varka prej druri.Ushtrime317

