Page 322 - Demo
P. 322


                                    Në këtë fjali, pjesa e nënrenditur përcaktore është shtuese, pasi jep një informacion shtesë dhe jo të domosdoshëm për kuptimin e gjymtyrës që përcakton lumi Vjosë. Pjesa e nënrenditur përcaktore shtuese, zakonisht, lidhet me pjesën kryesore me anë të përemrit lidhorë i cili/e cila, ndërsa ajo kufizuese me anë të përemrit lidhor që.Disa modele fjalish për paraqitjen skematike të strukturës së fjalive të përbëra me nënrenditje përcaktoreDuke ndjekur modelin e sjellë në mësimet e mëparshme, po paraqesim me anë të skemave strukturën e fjalive përcaktore, duke i parë ato të gërshetuara edhe me lloje të tjera fjalish. Nga vjen treni që ndaloi në stacion?[nga vjen treni] [që ndaloi në stacion] pj. kryesore pj. e nënrenditur    A vjen nga Durrësi treni që ndaloi në stacionin që u hap së fundi? [A vjen nga Durrësi treni] [që ndaloi në stacionin] [që u hap së fundi]  pj. kryesore pj. e nënrenditur pj. e nënrenditur    Disa skema fjalish të përbëra me pjesë të varur përcaktoreHante gjithçka që ishte e shijshme dhe që tretej lehtë.[hante gjithçka] [(që ishte e shijshme) dhe (që tretej lehtë)]pj. kryesore pj. e nënrenditur + pj. e nënrenditur   Skemë fjalie me pjesë të varur përcaktore320
                                
   316   317   318   319   320   321   322   323   324   325   326