Page 323 - Demo
P. 323


                                    1 Dalloni pjesën e nënrenditur përcaktore në fragmentin e mëposhtëm. Qarkoni mjetin lidhës dhe nënvizoni paraprijësin.Duhej paguar borxhi, që i kallte frikën kur e kujtonte. Dhe ajo do ta paguante. I dhanë duart shërbëtores që kishin, ndërruan shtëpi, shkuan dhe u vendosën në një banesë nën çati. E çfarë punësh nuk bëri ajo!Pasditeve, i shoqi punonte te një tregtar, të cilit i hidhte në të pastër llogaritë…Dhe kështu kaluan kaq vjet. Në krye të dhjetë vjetëve, ata i kishin larë të gjitha borxhet, bashkë me kamatat e fajdes dhe interesin, që i qenë shtuar shumës së marrë hua. Zonja Luazel dukej tani si ndonjë plakë. Ajo ishte shndërruar në një grua të fortë, të ashpër e të regjur nga punët e rënda të shtëpisë, ishte bërë si gratë e varfra e të mjera. Tani krihej si t’i vinte, vishej me fustane që u vareshin kindat, duart, që dikur kishin qenë të buta, i qenë skuqur dhe fryrë, fliste me zë të lartë.“Gjerdani”, Gi dë Mopasan2 Ndërtoni nga një fjali të përbërë përcaktore duke përdorur si mjete lidhëse:që prej të cilës me të cilin ku e cila 3 Ktheni përcaktorët e theksuar në fjalitë e mëposhtme në pjesë të nënrenditura përcaktore, sipas shembullit të dhënë.Rruga e vjetër ishte zënë nga gurë të mëdhenj, rrëzuar nga shpatet e maleve. Rruga, e cila ishte e vjetër, ishte zënë nga gurë të mëdhenj që ishin rrëzuar nga shpatet e maleve.Notat e marra në kimi, nuk janë të kënaqshme. E ëma, një grua në moshë të re, ishte bijë nga qyteti im. Nga fytyra e saj e lodhur dukej që kishte kaluar një natë pa gjumë. Sivjet shkuam për pushime te gjyshërit nga ana e babait. Dy punimet e fundit tërhoqën vëmendjen e kritikës për origjinalitetin dhe stilin e tyre. I kishte blerë ato atlete te dyqani përballë. Miqtë e ftuar u ulën pa thënë asnjë fjalë në tryezën e madhe të ngrënies. Kjo ngjarje e ndodhur dikur, kishte mbërritur tek ajo si një legjendë urbane.4 Në secilën nga fjalitë e mëposhtme, përcaktoni funksionin e fjalës që dhe llojin e fjalisë në të cilën përdoret.Më lëndoi kjo fjalë që the.Dihet që këtu ka shumë vështirësi.Nuk është dëgjuar më parë që një robot të marrë shtetësinë e një vendi.Duhet të punosh shumë që t’ia dalësh mbanë.Erdhën që të dy me vonesë.5 Dalloni dhe analizoni fjalitë e përbëra si dhe mjetet e tyre lidhëse.Që në orën dy të natës më zgjonte një mërmërimë e mbytur, si të dilte nga ropullitë e dheut. Ishin njerëzit që zinin radhë poshtë, në dyqanin e qumështit. Ata flisnin, diskutonin, grindeshin, sidomos kur mbërrinte shitësja e qumështit. Ky qe çasti kulmor i grindjeve për të mos lejuar prishjen e radhës nga hileqarët. Këtyre u ishte treguar vendi, sepse njerëzit shtrëngoheshin pas njëri-tjetrit, secili kishte të drejtë të merrte dy litra dhe, nëse arrinte t’i merrte, largohej i kënaqur për të ardhur të nesërmen.6 Hartoni një tekst me temë të lirë dhe dalloni aty të gjitha fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur përcaktore. Nënvizoni mjetet lidhëse.Ushtrime321
                                
   317   318   319   320   321   322   323   324   325   326   327