Page 324 - Demo
P. 324


                                    Sintaksë1 Dalloni fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe fjalitë e përbëra me nënrenditje. Qarkoni mjetin lidhës për këto lloje fjalish.Një nepërkë shkoi në një burim për të pirë ujë, por gjarpri i ujit e pengoi me zemërim, duke i thënë se asaj nuk i mjaftonte vendi që kishte, po vinte edhe në shtëpinë e tij.E meqë grindja arriti kulmin, ranë në një mendje, që të ndesheshin midis tyre dhe fituesit t’i takonte edhe uji, edhe vendi.Së fundi, caktuan kohën dhe vendin e dyluftimit.Nga urrejtja që kishin për gjarprin e ujit, bretkosat shkuan te nepërka dhe i dhanë zemër, duke i premtuar se do të luftonin në krah të saj. Filloi beteja e nepërka luftonte me gjarprin e ujit, ndërsa bretkosat, meqë nuk mund të bënin asgjë më shumë, ia dhanë një kuak-kuak me tërë fuqinë e tyre.Kur fitoi, nepërka i qortoi se, me gjithë që i kishin premtuar të merrnin pjesë në betejë, jo vetëm që nuk e ndihmuan, po këndonin pa prerë së largu.Atëherë ato i thanë: – Po duhet ta dish se bashkëpunimi ynë nuk u arrit me duar, por me zë.Fabula tregon se aty ku duhen duar, ndihma me fjalë s’ka vlerë. “Nepërka dhe bretkosat”, marrë nga folklori2 Emërtoni llojin e fjalive të përbëra me marrëdhënie rrethanore. Qarkoni mjetin lidhës te secila prej tyre.Nga vendi ku ndodhej, zërat e tyre vinin si zhurma të largëta. _________________________________Që të arrijmë aty ku duhet, na lipset të punojmë fort. _________________________________Sulltani dërgoi njerëzit e tij që të bisedonin me Skënderbeun. _________________________________Djali vështroi të ëmën, si të ishte kujtuar për diçka. _________________________________Prindërit duaji dhe respektoji sa të jenë gjallë. _________________________________Sikur të isha ndodhur atje, nuk do ta lejoja të të ofendonte. _________________________________Deti kishte dallgë të mëdha, kështu që anija ngeli në mol. _________________________________3 Ndërtoni skemat e fjalive të përbëra me bashkërenditje. Tani është thatësirë e madhe, kurse në dimër, lumenjtë rrezikojnë jo vetëm të dalin nga shtrati, por edhe të përmbysin gjithçka rreth tyre. Ditët kishin qenë të nxehta, kurse netët të freskëta, prandaj e vijonim punën në fushë më së shumti natën. Ose qëndro me ne, ose shko me grupin tjetër, por vendos shpejt për pozicionin tënd të mëtejshëm. Jo vetëm që binte shi i rrëmbyeshëm, por frynte dhe një erë e ftohtë, ndaj punimet u ndërprenë disa herë. Ja hyr brenda, ja dil jashtë, por mos e lër hapur atë derë.4 Ndërtoni skemat e fjalive të përbëra me nënrenditje sipas këtij rendi: fillimisht nënvizoni foljet-kallëzues, ndani fjalitë në pjesë, qarkoni lidhëzat dhe mjetet lidhëse, emërtoni pjesët e fjalisë.Kur erdhe për herë të parë te ne, në Çilkat, dhe më bleve pa më vështruar një herë në sy, pastaj më more me vete. Zemra ime ngriti krye kundër teje mbushur me hidhërim e frikë. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë. Ti më ke mëshiruar, Çarli, ashtu siç mëshiron njeriu i mirë qenin e vet. Zemra jote ishte e ftohtë, në të nuk pati vend për mua; por ti ke qenë gjithmonë i drejtë dhe je sjellë me mua ashtu si duhet. Unë të kam qenë në krah, kur ti kryeje akte të guximshme ose u dilje përballë rreziqeve të mëdha. Të krahasoja me burrat e tjerë dhe vija re se ishe më i mirë se shumë prej tyre, se ti dije të ruaje nderin tënd; fjalët e tua ishin të mençura, kurse gjuha e drejtë. Dhe fillova të krenohesha me ty.21 Ushtrime për fjalitë e përbëra322
                                
   318   319   320   321   322   323   324   325   326   327   328