Page 325 - Demo
P. 325
LeksikologjiFlasim RËNDËSIA E PËRDORIMIT TË GJUHËS STANDARDE1 Plotësoni skemën e mëposhtme. Diskutoni: Ku përdoret gjuha standarde? A ndryshon ajo nga gjuha letrare?GJUHË STANDARDE2 Disa ngjarje të rëndësishme qëndrojnë si gur shënues të hapave që ka bërë gjuha shqipe në rrugën drejt standardizimit. Diskutoni rreth tyre, duke shtuar informacione të reja, që i keni marrë në lëndën e historisë.Pas viteve ’90 u organizuan dy konferenca ndërkombëtare (“Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” dhe “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”), në të cilat u diskutuan disa nga problematikat drejtshkrimore të ditëve të sotme. Themelet e gjuhës standarde u hodhën në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Në këtë kontekst, ngjarja më e rëndësishme ishte Kongresi i Manastirit (nëntor 1908), në të cilën u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, nisi një punë e organizuar dhe sistematike për standardizimin e gjuhës shqipe. Kështu, në vitet 1948-1950, 1953-1954, 1956 u hartuan njëri pas tjetrit disa udhëzues drejtshkrimorë që e ngritën gjithnjë e më lart kulturën gjuhësore. Pas një pune të vijueshme shumëvjeçare, u mblodh më 24 nëntor 1972 Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes. Ky kongres përcaktoi parimet dhe drejtimet kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë standarde për të gjithë shqiptarët.323

