Page 328 - Demo
P. 328


                                    Një fjalë e re, e huazuar për të shënuar një nocion të caktuar (konkret ose abstrakt), mund të hyjë në përdorim së bashku me nocionin që shënon dhe mund të dalë prej përdorimit kur nocioni që shënon, largohet prej jetës së përditshme. Kështu, fjalë të tilla si: shef kuadri, brigadier, kooperativiste etj., nuk zënë më vend në të folurit e përditshëm të shqiptarëve.Leksiku i një gjuhe është në zhvillim të pandërprerë, gjë që do të thotë se mundësia e hyrjes së fjalëve të reja është gjithnjë e hapur. Dy rrugët kryesore të përftimit të fjalëve të reja paraqiten më poshtë.Së pari, fjalëformimi: duke qenë se shqipja është një gjuhë me sistem morfologjik të pasur, është gjithnjë i mundur formimi i fjalëve të reja, sipas rregullave të fjalëformimit të shqipes: dimër – dimëroj; verë – veroj; flokë – floktore etj.Së dyti, huazimi: domethënë, futja e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Në disa raste huazimet janë thuajse të pashmangshme, por shpeshherë janë të panevojshme, madje të dëmshme, sepse cenojnë seriozisht pastërtinë e gjuhës dhe aftësinë riprodhuese të saj. Një burim jo të vogël të leksikut të një gjuhe, e përbëjnë edhe dialektet dhe të folmet e saj. Një popull duhet t’i kushtojë gjithnjë vëmendje pasurisë së shumanshme të dialekteve dhe të traditës popullore, duke e parë atë jo vetëm si një mënyrë pasurimi të shëndetshme për gjuhën, por edhe si përçuese të urtisë dhe historisë së vet. Leksiku i një gjuhe mund të shqyrtohet edhe sipas mënyrës së përdorimit, e cila mund të studiohet sipas: masës së përdorimit; marrëdhënieve të leksikut me normën letrare. Sipas masës së përdorimit, leksiku klasifikohet në: leksik aktiv dhe leksik pasiv.Çdo folës njeh dhe zotëron një fond të caktuar fjalësh dhe shprehjesh, por ai mund të përdorë vazhdimisht vetëm një pjesë të këtij fondi, çka përbën leksikun aktiv të tij. Një pjesë tjetër e fjalëve dhe shprehjeve, ndonëse njihen prej folësit, përdoren shumë rrallë ose nuk përdoren fare prej tij. Kjo pjesë përbën leksikun pasiv të folësit.  Sipas marrëdhënieve me normën letrare, folësi mund ta respektojë ose jo këtë të fundit.Konteksti në të cilin përdoret gjuha, luan rol vendimtar në përzgjedhjen e variantit gjuhësor me të cilin komunikojmë. Në shkollë, në institucione shtetërore, në komunikimin publik me shkrim dhe me gojë etj., përdorim gjuhën standarde. Në jetën tonë private, në familje, me shoqërinë etj., mund të përdorim trajta dialektore apo atë të folme që kemi nxënë, së pari, nga prindërit tanë. Shpeshherë, shkrimtarët zgjedhin të shkruajnë në një variant që e konsiderojnë më shprehës dhe më afër lexuesit dhe shpirtit të tyre krijues. Në pjesën e sjellë në vijim mund të shikoni se me sa mjeshtëri dhe art poetik e realizon Camaj këtë.Shqyrtimi i leksikut sipas mënyrës së përdorimitRrugët e përftimit të fjalëve të reja326
                                
   322   323   324   325   326   327   328   329   330   331   332