Page 329 - Demo
P. 329
Ata që presin barin me drapinj dhe kosa të shkurtra, posare për livadhe me gur në bjeshkën e Cukalit, janë njerëz të heshtun dhe vetëm në dukje të qetë: dhimba u bren kocat natën e i kap si pika në mëngjes në muskuj e gjymtyrë kur sjellin së pari rreptas hekurin në bar. Në parzmin e leshtë u fshehet frika e gjarpnit që pret tue njehë në ritëm afrimin e krismës së drapnit në tërfojë.Mbledhësit e barit flejnë në vapën e ditës mbështetë për trungun e ahut nën hije e shohin andrra syçelë. Ma i riu i zgjoi njëherë e u tregoi atë që kishte gjetë, diçka të gdhendun, gungë e madhe ngjyrë ashti, rrashtën e breshkës e mbi atë gjarpnin dredha-dredha, gjithçka të bamun gurë! Mirë - thanë ata - na e dimë qëmoti se nëma e Orëve ndërron në shkamb çdo gja, edhe bariun me tufë përpara, po puna ashtë: si erdhi breshka deri këtu, kaq nalt? (Martin Camaj, “Dranja”) Përpiquni ta rishkruani pjesën e mësipërme në shqipen standarde dhe diskutoni rreth dy varianteve.Leksikologji1 Ndërtoni familjet e fjalëve të mëposhtme.emërçelshteg2 Duke ndjekur modelin e shpjegimit të fjalëve në fjalor, përpiquni të ndërtoni përkufizimet për fjalët e mëposhtme.- nën/ë,-a: 1. gruaja kundrejt fëmijëve të vet: nënë e dashur2. femra e një kafshe që ka pjellë: nëna e koteleve 3. fig. burimi a shkaku i diçkaje: nëna e të gjitha të mirave/të këqijave- internet: _________________________________________________________________________________________________________- celular: _________________________________________________________________________________________________________- tastierë: _________________________________________________________________________________________________________- dekoder: _________________________________________________________________________________________________________- korrupsion: _________________________________________________________________________________________________________- integrim: _________________________________________________________________________________________________________3 Për sendet e ndryshme që përdorni çdo ditë në shtëpi, shkollë dhe jashtë saj, hartoni një listë fjalësh që mendoni se janë të huazuara.4 Klasifikoni fjalët e mëposhtme sipas tabelës së dhënë: fanellë, i famshëm, kullos, falëmeshëndet, interpelancë, çitjane, interes, tepsi, modë, kuvendoj, pazar, ranishte, seriozisht, lak.Leksik aktiv Leksik pasiv5 Shkruani një tekst të shkurtër me temë: “Si t’i shpjegoj fjalët që nuk emërtojnë frymorë apo sende” .Ushtrime327

