Page 33 - Demo
P. 33
FjalorTë shihnje, Sokol, edhe një gjë tjetër: lopët, kuajt e kafshët e tjera shtëpijake këtij mëngjesi vërtiteshin buzë liqenit, se nuk kishin ku të pinin ujë. Shumë fshatarë çanë akullin me kazmë dhe çelnë gropa për të pirë ujë kafshët.Orët e mësimit i kaluam me mëndje të ngritur. Pasdreke asnjë nxënës nuk mungoi buzë liqenit: disa kishin marrë me vete edhe nga një drasë. Drasën e lidhnin me litar; tre vetë rrinin mbi drasë, dy të tjerë tërhiqnin litarin dhe rrëshqisnin! Por më shumë rrëshqisnin grupe-grupe, të kapur përdore: rrëshqisnin drejt ose në formë rrethi si valle. Sa bukur që ishte! Herë rrëzohej njeri e mbahej pas shokëvet! Herë rrëzoheshin dy a tre me një herë – e atëherë i tërë grupi bëllduf mbi akull! Kush vritej në këmbë, kush në këllket, kush në dorë, por... lodra nuk u la gjersa u ngrys mirë!Kështu e kaluam ditën e djeshme. Edhe sot lodra vazhdoi, por buzë liqenit, se djelli që pat rënë, si për çudi, e holloi akullin dhe ia patëm frikën, nuk guxonim të shkonim thellë. Dhe frikën më të madhe na e futi viçi i vogël i Gjergjit. Ai, me bishtin ngritur mbi kurriz, rendi buzë liqenit, pastaj i dha një vrap në thellësi, kur “kërc-trak” u ça akulli e viçi ra brenda n’ujë! Asnjeri nuk guxonte që t’i afrohej! Vetëm i ati i Gjergjit u përpoq sa ai e di: e lidhën këtej nga buza me litar; ai shkoi sa shkoi, por dëgjonte se nënë këmbët e tij kërciste akulli e nuk guxoi t’i afrohej viçit, që pat ngelur brenda në gropët t’akullit mbuluar me ujë. E pamë që u përpoq shumë viçi i shkretë për të shpëtuar, e pamë të përplitet si i zënë në çarkth; pamë edhe dëshpërimin e madh të babajt të Gjergjit e përpjekjet e shumë fshatarëvet, por mundi shkoi kot: kur vajtën fshatarët me lundër pas vijës që hapnë, e gjetën viçin të ngrirë në akull.çarkth – çark: mjet për të kapur kafshët, shpendët. 31

