Page 330 - Demo
P. 330


                                    Huazime nga: greqishtja e vjetër: shpellë, drapër, pjepër; latinishtja: fëmijë, mbret, mik, fytyrë, kokë, shëndet, qen, furkë, ulli, gusht, e shtunë, i shkretë, gjykoj, qortoj, pagëzoj, kishë; gjuhët sllave: zakon, grazhd, kovë, bujar, prag, mace, dobi, avit, godit, prashit, vikas, padit;  turqishtja: daulle, bej, xhami, çiflig, çorap, hambar, kazan, kurban, kasap, amanet; greqishtja: fonetikë, gjeografi, sintaksë, morfologji, demokraci, dialog, monolog, gjeometri;  italishtja: kimi, muzikë, soprano, bas, barkë, shirok, timon, bankë, buletin, komunitet, koordinoj, pastiçeri; frëngjishtja: natyrë, marsh, bufe, garazh, triko, dantellë, atelie, bezhë, bluzë, pardesy; anglishtja: spiker, trajner, menaxher, stop, horror, suport, implementoj, trend, slogan, kompjuter, buxhet, draft, kolegj, menaxher, xhinse, printer, stres etj.Huazimet nga gjuhë të ndryshme LeksikologjiLexoni fjalitë e mëposhtme dhe dalloni ato fjalë që mendoni se janë të huaja. Klikoni butonin “Office” dhe më pas vendoseni tek opsioni “Save as”. Ju mund të fshini me “Backspace” ose “Delete”. Komandat “Cut”, “Copy” dhe “Paste” ekzekutohen në të njëjtën mënyrë si në Word.Në fillim është koncesioni i pullave fiskale, pastaj markimi i karburanteve. Kërkohet informacion i detajuar për koncesionin e skanimit në dogana.Këto janë të lidhura me ushtrimin abuziv të përgjegjësisë prindërore. Përveç padisë posedimore, paditësi mund të ushtrojë edhe padinë e rivendikimit.Ndryshimet e karakteristikave konstruktive të mjeteve në qarkullim dhe azhurnimi i lejes së qarkullimit.Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet të mbahen gjatë qarkullimit në efektivitet të lartë.Dukuria e huazimit leksikor nënkupton marrjen e fjalëve apo shprehjeve të një gjuhe të huaj, për t’i përdorur ato në gjuhën amtare, duke i përshtatur sipas modelit të saj fonetik e morfologjik. Për shembull, fjala xhinse (jeans) është huazuar nga gjuha angleze, por shkruhet sipas modelit fonetik të shqipes. Po ashtu, kjo fjalë, e sjellë në gjuhën shqipe, i nënshtrohet sistemit morfologjik të saj, domethënë ndryshon sipas kategorive gramatikore të gjinisë, numrit, rasës etj. Dukuria e huazimit të fjalëve nga një gjuhë në gjuhën tjetër është e lashtë, sa ç’janë të lashta marrëdhëniet mes popujve të ndryshëm dhe, shpeshherë, shërben për pasurimin e këtyre gjuhëve. Fjalët shpesh merren nga gjuhët e tjera për të plotësuar zbrazëtinë leksikore, për të emërtuar sende, koncepte a dukuri të ndryshme. Kështu shqipja e ka huazuar fjalën “penxhere” nga turqishtja, derisa krijoi fjalën e vet, dritare (domethënë, nga hyn drita). Procesi i huazimit është i hershëm dhe në gjuhën shqipe mund të vërehen shtresëzime huazimesh, sipas periudhave të ndryshme historike, por edhe sipas gjuhëve nga kanë hyrë ato. Huazimet prekin fusha të ndryshme të gjuhës, si fonetikë, morfologji, sintaksë, por leksiku mbetet pjesa më e ndjeshme e saj, pasi dukuria e huazimit të fjalëve është më e përhapur, për vetë natyrën komunikuese të gjuhës. Më poshtë, po sjellim një pasqyrë përmbledhëse të fjalëve të huazuara në kohë dhe gjuhë të ndryshme. Dukuria e huazimit leksikor2 Huazimet. Shmangia e tyre 328
                                
   324   325   326   327   328   329   330   331   332   333   334