Page 331 - Demo
P. 331
Huazime në fjalëformimPërveç fjalëve a shprehjeve, gjuhët mund të huazojnë edhe mjete dhe mënyra fjalëformimi, si parashtesa, prapashtesa, përngjitje etj. Kështu, në gjuhën shqipe vërehet rëndom përdorimi i parashtesave të huaja, si: anti-, diz-, multi-, poli-, super- etj., dhe i prapashtesave me burim të huaj, si: -al, -ant, -acion, -llëk, -xhi, -çi, -izëm, -men etj. Mënyra fjalëformimiParashtesim Përdorimi i parashtesave: anti-, diz-, multi-, poli-, super- etj.antikombëtar, dizinformoj, multifunksional, politeknik, superfuqi etj. PrapashtesimPërdorimi i prapashtesave: -al, -ant, -acion, -llëk, -xhi, -çi, -izëm, -men.kontinental, interesant, operacion, karshillëk, thashethemexhi, zanatçi, majtizëm, bllokmen etj.Në rrafshin sintaksor, huazimet ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën e gjuhës, pra në mënyrën se si lidhen fjalët. Duhet thënë se huazime të tilla e dëmtojnë rëndë gjuhën, sepse ndërhyjnë në sistemin e saj. Kohët e fundit, në gjuhën shqipe vihet re një përdorim i shpeshtë i ndërtimeve të huaja, ndonëse është i panevojshëm. Ndikim i huaj Ndërtim sipas normës shqipeFjali pyetëse Kush djalë mungon? Cili djalë mungon?Si njerëzit sillen sot? Si sillen njerëzit sot?Këmbimi veprore-pësore Pronari në zotërim të objektit. Pronari që zotëron mallin.U lind në Durrës. Ka lindur në Durrës.Gjinore në vend të kallëzores Është e një rëndësie të veçantë. Është me rëndësi.Përdorimi i parafjalëve Mendoj mbi këtë çështje. Mendoj për/rreth këtë/kësaj çështje/çështjeje.…Pra, megjithëse huazimi është një proces i vazhdueshëm në gjuhë, duhet mbajtur parasysh se përdorimi dhe zgjerimi i fondit vetjak të saj duhet të jetë kusht parësor për folësit e kësaj gjuhe. Profesori i shquar, Eqrem Çabej shihte një lidhje të ngushtë mes pasurisë së gjuhës dhe nivelit kulturor të një kombi: Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture.Huazime në sintaksëShmangia e huazimeve329

