Page 332 - Demo
P. 332
1 Gjeni fjalët gjegjëse të shqipes për fjalët e mëposhtme.fjalë e huaj fjalë shqipagresivingredientobligimdominojperformancëmerkatokorteziilegalkreativ2 Klasifikoni fjalët e dhëna sipas tabelës së mëposhtme: bashkekzistencë, low cost, dispozicion, jolegal, kundërofensivë, rikuperim, destabilitet, pakontestueshëm, facebook, play off, disavantazh.Fjalë të ndërtuara me:parashtesë shqipe + fjalë të huajparashtesë e huaj + fjalë e huaj fjalë shqipe + fjalë e huajfjalë e huaj + fjalë e huaj3 Gjeni fjalët e huaja të përdorura në një faqe gazete dhe zëvendësojini ato me fjalët përkatëse të gjuhës shqipe.4 Komentoni thënien e mëposhtme, në lidhje me termin “huazim”. Meqë asnjë gjuhë, kurrë nuk e ka marrë ndonjë fjalë nga ndonjë gjuhë tjetër me qëllim që një ditë t’ia kthejë, e meqë fjalët e tilla nuk janë kthyer ndonjëherë, atëherë, termi huazim është term i gabuar. (David Crystal)5 Shkruani një koment të shkurtër rreth mesazhit që përcillet në poezinë e mëposhtme....Pra mallkue njai bir shqyptariqë kët gjuh të Perënistrashëgim që na la i Pari,trashëgim s’ia len ai fmis;edhe atij iu thaftë; po goja,që e përbuzë këtë gjuhë hyjnore;që n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,flet e t’veten len mas dore... (Gjergj Fishta, “Gjuha shqype”)LeksikologjiUshtrime330

