Page 334 - Demo
P. 334


                                    Drejtshkrim1 Vendosni thonjëzat në fjalitë e mëposhtme.Agimi tha: Kjo ngjarje nuk do të përsëritet më në të ardhmen.Ndeshja më interesante e këtij sezoni do të zhvillohet në stadiumin Qemal Stafa.Gazeta Ekonomia nuk është për publikun e gjerë, por për një publik të specializuar.Ne jemi nxënës të klasës së nëntë në shkollën Fan Noli.2 Vendosni dy pikat atje ku duhen.Skënderbeu u përgjigj “Lëreni të shkojë...”.Unë vazhdoj t’i qëndroj mendimit për të pasur një vijueshmëri të suksesshmene duhet të kemi edhe një ofertë ekonomike intriguese.Ai tha “Ky libër më pëlqen shumë.”Kjo substancë gjendet në shumë produkte ushqimore, si qumësht, mish, misër, arra etj.Fshatari pyeti “Kur niset treni?”3 Vendosni shenjat e pikësimit në dialogun e mëposhtëm.Ç’duan që vijnë në dasmat tona pyeti njëri nga djemtë e rinjShët, se është turpÇfarë turpi pyeti një tjetër. Guxojnë edhe të ngrihen në valleNuk mund t’i dëbonim. Kështu është zakoni i të parëveÇ’zakon Po për Nicën e shkretë, ç’thotë zakoni i të parëveShët, se mos dëgjojnëMos ki frikë u hodh një tjetër edhe sikur të dinin shqip, nuk do të kuptonin asgjë nga brenga e saj4 Vendosni në tabelën e mëposhtme shenjat e pikësimit që përdorët në ushtrimin 2.Shenja pikësimi që përdoren brenda fjalisë Shenja pikësimi që përdoren në fund të fjalisë5 Vendosni shenjat e pikësimit në tekstin e mëposhtëm.Njerëzit që dilnin nga shfaqja kaluan nga trotuari duke kënduar me zë të ulët ose sa u hante fyti O engjëll i bukur, Luçia ime Atëherë Leoni, për t’u treguar si njohës arti, zuri të fliste për muzikën Ai kishte parë Tamburinin Rubinin Persianin Grisin pra në krahasim me ta Lagardi, me gjithë zërin buçitës që kishte s’ishte gjë fare  Sidoqoftë ia preu fjalën Sharli, që e kafshonte çikë e nga një çikë akulloren e tij thonë që në aktin e fundit është me të vërtetë i mahnitshëm Më vjen keq që ika para mbarimit se mua filloi të më pëlqente shfaqja S’ka gjë e mori fjalën sekretari së shpejti ka për të dhënë një shfaqje tjetër Mirëpo Sharli iu përgjigj se do të iknin që të nesërmen 6 Gjeni ku janë përdorur gabim shenjat e pikësimit. Shkruajini si duhet ato.“Harabeli” nuk është shpend migrues.Studentët kanë një skuadër me emrin e vet “Studenti”.“Skënderbeu” tha: Mos i besoni armikut, besoni vetëm te shpata dhe mendja juaj.“Gazeta” Flamuri i Arbrit është botuar nga De Rada.7 Shkruani një tekst të shkurtër, në të cilin të përdorni shenjat e pikësimit që përdoren brenda fjalisë, si dhe shenjat e pikësimit që përdoren në fund të saj.Ushtrime332
                                
   328   329   330   331   332   333   334   335   336   337   338