Page 335 - Demo
P. 335


                                    DrejtshkrimNë ligjëratën e drejtë fjalët e një folësi ose tonat shkruhen në formë të pandryshuar. Fjalët ritregohen ose riprodhohen siç janë thënë në fillim, pa asnjë ndryshim. Ligjërata e drejtë përbëhet nga dy pjesë: pjesa lajmuese (fjalët e autorit) dhe pjesa përmendëse (fjalët e riprodhuara). KujtojmëNë të shkruar, ligjërata e drejtë dallohet nga shenjat e pikësimit.  Lexoni tekstin. Si është i ndërtuar ai? Nënvizoni fjalitë që thonë personazhet. Çfarë fjalish përdoren, të thjeshta apo të përbëra? Qarkoni shenjat e pikësimit.Megjithatë, s’isha i kënaqur. Nxora një ofshamë dhe po vrisja mendjen. – Ç’ke?! – më pyeti Ylli. La hapur librin “Zemra” të De Amiçit dhe m’u afrua. E vështroi vizatimin tim për një kohë të gjatë me sy të picërruar dhe tha: – Mirë e ke bërë. Gjithçka që të shikon syri këtu në plazh, ti e ke hedhur bukur në letër. Vetëm njerëz nuk paske fare te vizatimi yt! Pa njerëzit, deti dhe rëra duken të shkretë. Hë, keq e kam?! Ç’thua? – Për këtë po vrisja mendjen e s’po e gjeja dot! (“Udhëve të fëmijërisë”, Ramadan Pasmaçiu)Nëse pjesa lajmuese ndodhet para pjesës përmendëse, pas saj vihen dy pikat, ndërsa pjesa përmendëse (fjalët e riprodhuara) mbyllet në thonjëza. Para thonjëzave mbyllëse vihet pikë, pikëpyetje, pikëçuditje, tri pika.Mësuesi u tha: “Lexoni me kujdes pyetjet për provimin e gjuhës.” Përdorimi i drejtë i ligjëratës së drejtë 2333
                                
   329   330   331   332   333   334   335   336   337   338   339