Page 336 - Demo
P. 336
1 Nënvizoni shenjat e pikësimit, duke shpjeguar përdorimin e tyre. Në secilën ligjëratë të drejtë, dalloni pjesën lajmuese. Shpjegoni përdorimin e shenjave të pikësimit. Kur ishin duke u shpërndarë, xha Trifoni tha: “Ne babagjyshërve na është bërë zakon, para se të flemë, t’u tregojmë nipërve ndonjë përrallë.” “Skënderbeu ka goditur dhe ka shkatërruar karvanët e venedikasve, që po na sillnin furnizimet”, − tha kryeveqilharxhi. “Populli shqiptar, − deklaroi Ismail Qemali, − na zgjodhi dhe na dërgoi ne në këtë mbledhje, që të këshillohemi për shpëtimin e atdheut.” “Miqtë e mi, − u përgjigj Isa Boletini, edhe ai më këmbë e me burrni, − unë nuk ndahem nga populli.” “Ishim të rrethuar, − tha ai. – Na duhej të çanim pa bërë zhurmë.” “Bredhi i bardhë nuk rritet në pyllin tonë, − tha përgjegjësi, − rritet në vendet e larta malore.”2 Secilën ligjëratë të drejtë të ushtrimit të 1, rishkruajeni duke ndryshuar vendin e pjesës lajmuese. Kujdes përdorimin e shenjave të pikësimit.3 Krijoni dhe shkruani tri ligjërata të drejta. Përdorni shenjat e pikësimit që duhen.4 Në pjesën me titull “Ciklopi”, shkëputni një dialog me 3-4 replika. Secilën nga replikat shkruajeni si ligjëratë të drejtë. Argumentoni vendosjen e shenjave të pikësimit në ligjëratat e drejta.Nëse pjesa lajmuese ndodhet pas pjesës përmendëse, përpara saj vihet vizë. Kur brenda thonjëzave që mbyllin pjesën përmendëse (fjalët e riprodhuara)është përdorur pikëpyetja, pikëçuditja ose tri pikat, pas thonjëzës vihet vetëm vizë. Kur brenda thonjëzave ndodhet një fjali dëftore, pas thonjëzës vihet presje dhe vizë.“Djalë, kjo këshillë vlen më shumë se gjithçka që do të të thosha”, – tha mësuesi. “T’i ketë ndodhur diçka e të mos na ketë thënë?” – pyeste veten ajo.Kur pjesa lajmuese ndodhet në mes të pjesës përmendëse, thonjëzat hapen në fillim dhe mbyllen në fund të ligjëratës së drejtë, kurse para dhe pas pjesës lajmuese vihet presje dhe vizë.“Si të gjithë, – i tha mësuesi, – dhe ti si shokët, por Borën mos e lër pa shkollë.”DrejtshkrimUshtrime334

