Page 338 - Demo
P. 338
1 Secilën ligjëratë të drejtë kthejeni në ligjëratë të zhdrejtë. Shpjegoni ndryshimet në formë për secilin rast.Abdyl Frashëri ka thënë: “Të bashkohemi në një besë të gjithë shqiptarët.”Skënderbeu tha: “Lajmëroni fitoren dhe ndizni zjarret që t’i bëhet dritë popullit.”Populli thotë: “Më mirë një vezë sot se një pulë mot.”“Ku do të shkojmë?” – pyeti Edlira.2 Ligjëratat e zhdrejta kthejini në ligjërata të drejta. Përdorni shenjat e pikësimit që duhen. Më në fund, Artani më premtoi se do të më gjente dhe mua një libër si të tijin. Vajza iu afrua një kalimtari të rastit dhe e pyeti se nga duhet të kalonte për të mbërritur te stacioni i autobusëve. I thashë se doja t’i njihja nxënësit, punët e tyre. Ejona tha se ai libër i pëlqente shumë. Besmira na tha se edhe një mijë pengesa sikur t’i dilnin përpara, ajo do t’i kapërcente me guxim. Mësuesi u kërkoi nxënësve të nxjerrin përqindjen e normës së interesit, bazuar në të dhënat e ushtrimit. Përfaqësuesi i agjencisë së udhëtimit u tha të mos lëviznin nga vendi, derisa të mbërrinin ekskursionistët e tjerë. Babai i rikujtoi djalit se, që kur ishte kthyer nga emigracioni, kishte ndryshuar shumë.3 Përshkruani një situatë të jetës së përditshme duke përdorur ligjërata të drejta, ligjërata të zhdrejta dhe një dialog me 4-5 replika.Ligjëratë e zhdrejtëAjo tha se ai libër i pëlqente shumë.Pas pak pyeti nëse kishte ndonjë hotel aty pranë.Ligjëratë e drejtëAjo tha: “Ky libër më pëlqen shumë.”“Ka ndonjë hotel këtu pranë? – pyeti pas pak.Ligjëratë e zhdrejtëDikush e pyeti muratorin nëse kishte ndonjë ide tjetër.Albana pyeti nga të kalonte.Ligjëratë e drejtë“Ke ndonjë ide tjetër?” – i tha dikush muratorit. “Nga të kaloj?” – tha Albana.DrejtshkrimUshtrime336

