Page 339 - Demo
P. 339
DrejtshkrimEmrat te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një prej bashkëtingëlloreve l, ll, r dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre:Qarkoni fjalët e shkruara saktë.diell, e djel, ndiej, nxierr, alkol, pavijon, ndiva, përkthyer, kaisi, aksion, miljon, portier, trajner, medalie, parandjenja, e ndieshme, edukues, i vazhdueshëm, arsyje, ngjyejShkruhen me je dhe jo me ie:Shkruhen me ie miell, qiell, diell, diellor etj.Foljet te të cilat ky grup i zanoreve ndiqet nga mbaresa j:përziej, përzierë, ziej, ziente, ndiej, (kam) ndier. Të gjitha fjalët e formuara nga folja “ndiej”: i ndjeshëm, ndjesi, ndjenjë, parandjenjë.Fjalët e huaja me -oo- shkruhen me -ooedhe në gjuhën shqipe: alkool, kooperativë, koordinatë, zoolog etj.Në disa fjalë të gjuhës shqipe shpesh hasen njëra pas tjetrës dy zanore të njëjta. Në këto raste ato shkruhen që të dyja: i paaftë, i paafrueshëm, i paanshëm, paanësi etj.Shkruhen me oo:Zanoret e njëjta1 Në vend të pikave vini shkronjën e duhur dhe nënvizoni grupin e zanoreve.eksper....encë jo....bjektiv var....ant kalc....umeku....valent z....oteknik arter....e port....erambi....nt jo....rganik përz....er k..alic....onek....ilibër aks....omë i p....armatosur akuar....um2 Nënvizoni fjalët e shkruara gabim në fjalitë e mëposhtme. Shkruani trajtën e saktë të tyre.Tutje, nën atë qjell të përflakur nga perëndimi i fundit i djellit të nxehtë të korrikut, u duk një dritë e fortë. E ndieu se koha do të prishej. “Çudi e madhe kjo verë, – mendoi pa zë, – shpesh pas një dite përvëlonjëse ia beh shiu.” Ishin përzierë stinët me njëra-tjetrën. Rrezet djellore, tashmë ishin shuar në shpatet e maleve. Nxitoji hapat, që të mbërrinte shpejt në katund, pa filluar mirë stuhija. E parandiente një gjë të tillë, sepse edhe gjuri i majtë, të cilin e kishte thyer dikur, nisi t’i therrte.3 Shkruani fjalët nga të cilat janë formuar fjalët e prejardhura të mëposhtme.i arsyeshëm, i pathyeshëm, i përmuajshëm, huazim, pyetje, qiellor, diellor, mësues, i paharrueshëm, shkruese, vetëmohuese, arsyetim4 Formoni mbiemrat nga foljet dhe krijoni fjali me ta.shkruaj ____________________ pëlqej ____________________ përpunoj ____________________dëgjoj ____________________ bluaj _____________________ ndiej __________________________4 Drejtshkrimi i fjalëve ku takohen dy zanoreUshtrime337

