Page 34 - Demo
P. 34


                                    Kjo ishte ngjarja më e madhe e ditës së djeshme e të soçme. Vetëm tani e kuptojmë se ç’marrëzi kemi bërë duke rrëshqitur aqë fellë dje e pardje. Paskemi shpëtuar si për çudi! Ne na erdhi shumë keq për Gjergjin që humbi viçin, të vetmin viç që kishin!Sot pasdreke ishte një diell i bukur! Ne fëmijët e kaluam pasdreken buzë liqenit: ndriçonte si çelik i tërë ai akull, vënde-vënde i çarë, vënde-vënde pllakë e tërë! Por duket që ka marrë të tatëpjetën: pamë edhe copa akulli të mëdha duke notuar në thellësi të liqenit! Herë-herë mbi 'to ven'e qëndrojnë snegaret e bardha ose rosat e zeza. Ne i kemi zili këta zogj, se na duket sikur vozitin si lundra akulli mbi liqen! Dhe sa e bukur që është një vozitje e tillë!Të përshëndes, Sokol, me gëzimin e këtyre ditëve të fundit!Ylli  STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin  1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Atë ditë të ftohtë dimri, liqeni kishte ngrirë. A ndodhte shpesh ngrirja e liqenit në dimër?Çfarë bënë fëmijët në liqenin e ngrirë? A ishte argëtuese një gjë e tillë?Cila ishte ngjarja që i tronditi fëmijët? Çfarë shkaktoi ajo?Çfarë kuptojmë nga kjo pjesë? Cili është mesazhi i saj?Analizojmë tekstin 2 Teksti është ndërtuar në formën e letrës. Çfarë i shton rrëfimit të ngjarjes përdorimi i kësaj forme? 3 Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet për të cilat rrëfehet në këtë tekst? 4 Ngrirja e liqenit përjetohet me entuziazëm dhe frikë nga fëmijët. Gjeni në tekst ndodhitë që shkaktojnë ankth te personazhi.Në disa raste, shkrimtarët përdorin në tekstet e tyre, letra, shënime ditarësh ose artikuj gazetash, madje edhe postë elektronike. Kjo lloj proze quhet epistolare. Përfaqësuesi më i njohur i saj, është romani epistolar. Ai mund të jetë i ndërtuar në bazë të letrave që dërgon vetëm një person, në bazë të letrave që shkëmbejnë me njëri-tjetrin dy persona ose në bazë të shkëmbimit të letrave mes më shumë se dy personave. I famshëm është romani “Drakula” i Meri Shellit. Roman epistolar është edhe romani “Ditari i Ana Frankut”, i cili është bazuar në shënimet e një ditari. Rrallë ndodh që letrat ose ditarët e përdorur të jenë të vërtetë, por të shkruarit në formën e letrës ose ditarit e bën veprën të duket më realiste dhe më e besueshme. Proza në formë letre paraqet mendime dhe ndjenja të brendshme të personazhit, pa ndërhyrje nga autori.snegare – lloj shpendi.FjalorProza epistolare32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38