Page 340 - Demo
P. 340
UshtrimeGrupi i zanoreve ye:Grupi i zanoreve ua:Grupi i zanoreve ue1 Në çiftet e dhëna, nënvizoni trajtën e saktë të fjalëve:pytje/pyetje; i përmuajshëm/përmujshëm; dëgjus/dëgjues; vetëmohus/vetëmohues;mësuka/mësuaka; druj/druaj; thyerje/thyrje; muj/muaj; pastruese/pastruse.2 Në vend të pikave vini shkronjën e duhur dhe nënvizoni grupin e zanoreve.th....erja gërr....erja mës....es lak....es ft....a përr....a drag....a gr....alang....a ndërr....es kërk....es pastr....esdysh....es f....erja f....ell ars....e 3 Formoni fjalë të prejardhura me ndihmën e prapashtesave : -im, – je, -s,- si, - shëm dhe përdorini në fjali:i arsyetoj, krye, thyesë, edukoj, gëzoj, dëgjoj, pyetje.4 Nënvizoni fjalët e shkruara gabim në fjalitë e mëposhtme. Shkruani trajtën e saktë të tyre.Shoku im i ngushtë është pjanist i talentuar. Unë jam dëgjusi më i mirë i pjesëve që ai interpreton. Di thuajse çdo hollësi rreth muzikës, sepse shoku im flet vazhdimisht për to. Unë jam për të një bashkudhëtar në fushën e artit dhe një shok i vërtetë. Muzika është një ndiesi e pazëvendësushme e shpirtit njerëzor. Nganjëherë, shoku im pjesët e tij i shoqëron edhe me vjolinë, duke interpretuar me Erën, shoqen tonë të klasës. Shpesh msusja jonë kujdestare organizon veprimtari letraro artistike, në të cilat ata interpretojnë pjesë të shkurtra. Sa shumë emocione që përciellin ata me pjesët e tyre të gëzushme! Shkruhet i plotë te fjalët: arsye, i arsyeshëm, dyer, fyell, lyej, pyes, pyetje, thyej, thyesë. Shkruhet i plotë në trup të emrave dhe mbiemrave: ftua, grua, muaj, përrua, i huaj, i përmuajshëm.Shkruhet i plotë te foljet me temë më -ua: shkruaj, shkruajmë, shkruani, bluaj, bluajmë, bluani.Shkruhet i plotë në numrin shumës të kohës së kryer të thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më –o: mësuam, punuat, lexuan; mësuakam, punuake; mësuar, punuar, lexuar. Shkruhet i plotë tek emrat dhe mbiemrat foljorë, të formuar me prapashtesat: -s, -shëm: edukoj − edukues; gatuaj − gatues; mësoj − mësues; ndërtoj − ndërtues; shkruaj − shkrues; afroj − i afrueshëm; gëzoj − gëzueshëm; vazhdoj − vazhdueshëm; shoqëroj − shoqërueshëm.Drejtshkrim5 Drejtshkrimi i fjalëve që kanë grupet ye, ua, ue.338

