Page 345 - Demo
P. 345
DrejtshkrimMbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri të gjinisë femërore në rasën gjinore a dhanore, në trajtën e pashquar, numri njëjës, shkruhen me nyjën të, ndërsa kur vijnë pas një emri në trajtën e shquar, shkruhen me nyjën së: Rastet e mbiemraveoborri i një shkolle të madhe; fitoret e një skuadre të re; oborri i shtëpisë së madhe; fitoret e brigadës së re etj. Në shkallën krahasore dhe në shkallën sipërore të formuar me pjesëzën më,mbiemrat e nyjshëm që përcaktojnë një emër të gjinisë femërore, në të gjitha rasat e zhdrejta të numrit njëjës shkruhen me nyjën e përparme të, ndërsa, kur ndodhen para emrit, shkruhen me nyjën së:hartimi i një rregulloreje të re e më të plotë; çmimi iu dha shkollës më të dalluar të rrethit; prodhimi i më së mirës verë të vendit; zbriti prej më së lartës majë të Shqipërisë etj. Kur mbiemrat e nyjshëm (ose numërorët rreshtorë) ndodhen përpara emrit në gjininë femërore, përdoret nyja së dhe jo të:lotët e së shkretës e të sëpangushëlluarës nënë; t’i caktohen faqet së parës, së dytës dhe së tretës kategori të zërave të Enciklopedisë etj.Kur një emër i gjinisë femërore, në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore, numri njëjës, përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të dhe jo së:(i, e, të, së) vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; (i, e, të, së) fushës pjellore dhe të gjerë etj.Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri i gjinisë femërore përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një a më shumë mbiemra të nyjshëm:(i, e, të, së) vajzës së tij të dashur; (i, e, të, së) vajzës së tij të mirë e të sjellshme etj.Mbiemri i nyjshëm që ndjek një kundrinor të drejtë të shprehur me një emër në rasën kallëzore të shquar, merr nyjën e kur është përcaktor i emrit dhe merr nyjën të kur është përcaktor kallëzuesor:ndaji mollët e mëdha nga të voglat (përcaktor i emrit).i dua mollët të ëmbla (përcaktor kallëzuesor).8 Drejtshkrimi i nyjës së përparmetë mbiemrave dhe të përemrave pronorë343

