Page 347 - Demo
P. 347


                                    DrejtshkrimPjesëzat apo parafjalët që përdoren para trajtave foljore, para emrave a përemrave shkruhen zakonisht të plota.Trajtat foljore që formohen me pjesëzatdo të: do të mësoj, do të mësoja, do të kem mësuar, do të kem mësuar etj. Djali do të shkruante e do të përsëriste të gjitha rregullat drejtshkrimore.Pjesëza të që vihet përpara mënyrës lidhore ose pjesoreve të foljeve shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse, bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (përose me):të jetojmë, të punojmë, të mendojmë, të ndërtojmë, për të folur, për të shkruar, me të ardhur, me të parë etj.Mësuesi udhëzonte nxënësit për të studiuar,për të kuptuar dhe për të zbatuar të rejat e shkencës.Ai mori masa urgjente me të arritur e me të parë gjendjen e spitaleve.Pjesëza duke e përcjellores shkruhet në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore. Në raste mohimi, bashkë me të përsëritet edhe pjesëza mos: Nxënësit argëtoheshin duke kërcyer, duke kënduar, duke brohoritur e duke duartrokitur.Mund të gjykosh gabim duke mos parë, duke mos kontrolluar e duke mos njohur gjendjen.Pjesëza pa përpara pjesores shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore:Pa e parë e pa e takuar nuk e besoj.Pa lexuar e pa shkruar nuk mësohet asgjë.Parafjalët në, te (tek), me, nga, prejpërsëriten para gjymtyrëve homogjene sa herë bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra me të cilët ato lidhen.në vjeshtë, në verë, në dimër, në pranverë;te popujt, te fiset, te pellazgët, te shqiptarët;me mish, me shpirt, me dashuri, me zjarr;nga Elbasani , nga Dibra, nga Kukësi, nga Saranda;prej merakut, prej dhimbjeve, prej të ftohtit;as në sjellje, as në fytyrë, as në trup, as në duar.I pëlqen vendi i tij në pranverë, në verë, në vjeshtë dhe në dimër, pra në të katra stinët e vitit.Shkoi te Sara, te Beni, te Jona që të pyeste për mësimet e nesërme.Andi i kishte të rrallë shokët nga rregullsia, nga mençuria dhe nga serioziteti në punë.Përpiqej me mish e me shpirt për të arritur atë që donte.9 Drejtshkrimi i pjesëzave dhe i parafjalëve të përsëritura345
                                
   341   342   343   344   345   346   347   348   349   350   351