Page 348 - Demo
P. 348


                                    1 Lexoni tekstin dhe gjeni raste të përdorimit të parafjalëve dhe pjesëzave. Shpjegoni përdorimin e tyre sipas rregullave të mësipërme. Edhe këtu një pritje e paparashikuar. Vetë koordinatorja e aktivitetit dhe disa familje amerikane, që do të bëheshin mikpritësit e fëmijëve tanë në ditët e qëndrimit tonë atje, kishin dalë për të na uruar mirëseardhjen. Shpejt e shpejt, në stilin krejt origjinal e praktik amerikan, ata i ndanë dhe i morën nëpër makinat e tyre fëmijët, duke na uruar në të njëjtën kohë natën e mirë mua dhe dy trajnerëve.  Një ditë më parë skuadrat pjesëmarrëse në turne i kishin zhvilluar ndeshjet e radhës dhe prisnin ndeshjet e ditës së dytë. Vonesa jonë e kushtëzuar nga aeroporti i Ljubljanës do të na “ndëshkonte”, pasi do të zhvillonim dy ndeshje brenda ditës, madje brenda 4 orëve.2 Në tekstin e mëposhtëm plotësoni parafjalët dhe pjesëzat që mungojnë.Këto fjalë qenë të papritura. Ne e dinim dashurinë e vogëlushes ______ lulet. Ballkoni ynë qe kthyer ______ një lulishte: tulipanë, karafila, lulekine, bar italian, begonja, luleshpate, fikuse, zymbyla etj. Unë isha ______ rregulluar edhe një dërrasë si raft, ku mami ______ bashku me Inxhin ______ renditnin një sërë tjetër ______ saksi. Vogëlushja u gëzohej luleve. Rrinte ______ orë të tëra aty ______ ballkon. I njomte çdo mëngjes, u gërmonte dheun saksive, hiqte gjethet e thata, lidhte lehtë e ______ kujdes pas hekurave ndonjë kërcell të lëvarur. Dhe lulet rriteshin të shëndetshme, gjelbëronin e lulëzonin ______ lloj-lloj ngjyrash të ndezura. Inxhi ndiqte çdo ditë ______ kureshtje lulëzimin e tyre. Dhe, herë pas here, kumtonte duke i ndritur sytë: “Mami, luleshqiponja ka lëshuar një gjethe të re!”, “gonxhja e karafilit të kuq ka hapur!”, “Nënëgjyshe, fikusi është ______ çelur një lule të vockël, të bardhë! Sa e bukur që është! Eja ta shohësh!”. Dhe ne nxitonim ta shikonim. Më tepër se lulja, na gëzonte fytyra e vogëlushes, që vetëtinte ______ lumturia.3 Formoni pesë fjali duke përdorur parafjalët dhe pjesëzat e dhëna në mënyrë të përsëritur.Duke mos (marrë) ________________________________________________________________________________________________________________Do të (luaj) __________________________________________________________________________________________________________________________Pa _______________________________________________________________________________________________________________________________________Me _____________________________________________________________________________________________________________________________________Nga ____________________________________________________________________________________________________________________________________Prej _____________________________________________________________________________________________________________________________________Te _______________________________________________________________________________________________________________________________________ Këto parafjalë mund të mos përsëriten për arsye të caktuara kuptimore a stilistike:U nisën të gjithë nxënësit nga Vlora, Durrësi, Lushnja, Fieri.Mësimdhënia kërkon nga mësuesit e pedagogët, përkushtim, seriozitet e profesionalizëm.Nga vajzat e djemtë u thanë shumë fjalë të bukura.Me libra e fletore në duar ata përshëndesnin që larg.DrejtshkrimUshtrime346
                                
   342   343   344   345   346   347   348   349   350   351   352