Page 35 - Demo
P. 35
STUDIM TEKSTI 5 Gjeni në tekst përshkrimet e ndjesive të fëmijëve ditën e parë dhe ditën e dytë. Dita e parë _______________________________________________________Dita e dytë _______________________________________________________ 6 Çfarë shtohet më shumë në ditën e dytë, kënaqësia apo ankthi? Pse?Interpretojmë tekstin 7 Pse autori ka zgjedhur të rrëfejë një ngjarje të tillë? 8 Si i kuptoni fjalët e Yllit: Vetëm tani e kuptojmë se ç’marrëzi kemi bërë duke rrëshqitur aq fellë dje e pardje. Paskemi shpëtuar si për çudi.A përbëjnë ato mesazhin e pjesës? Po ju, a tregoheni gjithmonë të kujdesshëm kur luani? Pse? 9 Si e interpretoni shprehjen e mëposhtme.Ne i kemi zili këta zogj, se na duket sikur vozitin si lundra akulli mbi liqen!Gjuha e tekstit 10 Nënvizoni në tekst fjalët e shkruara në dialekt. Shkruajini ato në gjuhën standarde, sipas shembullit të dhënë. Fjalët në dialekt Fjalët në gjuhën standardepyesnja_________________________________________________________________________________pyesja_________________________________________________________________________________ 11 Çfarë tregon përdorimi i fjalëve dialektore në tekst? 12 Gjeni në tekst onomatopetë dhe shkruajini ato më poshtë.____________________________________________________________________________________________________________________________Reflektojmë rreth tekstit 13 Nisur nga fjalia: Ne na erdhi shumë keq për Gjergjin që humbi viçin, të vetmin viç që kishin! diskutoni për kujdesin që tregojmë ndaj gjërave, rëndësia e të cilave është jetësore dhe e pazëvendësueshme për ne. 14 Fëmijët dhe nënat e tyre kanë qëndrime të ndryshme ndaj lojës në akullin e liqenit. Po ju, a keni ndonjë qëndrim të ndryshëm nga ai i prindërve tuaj? Për çfarë?Detyrë Shkruani një tekst të shkurtër përshkrues në të cilin të përdorni sa më shumë onomatope.Onomatopeja është ajo figurë letrare që realizon imitimin nëpërmjet tingujve të zhurmave të qenieve të gjalla ose të zhurmave të dukurive natyrore: kënga e zogjve (ciu-ciu), trokëllima e kuajve (trak-trak), lehja e qenit (ham-ham), zhurma e pyllit (fësh-fësh) etj.Sipas tingujve të imitimit të këtyre zhurmave, krijohen fjalët onomatopeike: kukuvajkë, shushurimë, ulërimë etj. Në letërsi, kjo figurë krijon atmosferë dhe emocionalitet. 33

