Page 354 - Demo
P. 354
Gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, që përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, e cila shënohet vetëm një herë për arsye shkurtimi: (lejë) dy-a treditëshe, (botime) dy-e shumëvëllimëshe, (paketë) katër-a pesëkilogramëshe, (ndërtesa) një-a shumëkatëshe, (moshat) tridhjetë-, dyzet-dhe pesëdhjetëvjeçare.klasa e 2-të, kreu i 4-t, e 9-ta A, Kongresi i 6-të, shekulli i 20-të, i 50-mijëti, 400-shi, 500-shi, 300 000-shi ose 300-mijëshi etj.Numërorët rreshtorë kur vetë numri ose një pjesë e tij shkruhet me shifra arabe:100-vjetori i Pavarësisë; shkolla 9-vjeçare; 15-ditëshi i parë i shtatorit; 30-vjetëshi i parë i shekullit XIX etj.Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër: korrespondentët e ATSH-së (Agjencisë Telegrafike Shqiptare), punonjësja e MAS-it (Ministrisë së Arsimit dhe Sportit) etj.1 Rishkruani shembujt e mëposhtëm, duke i kthyer në numra numërorët e shënuar me fjalë. njëqindetredhjetëvjetori i Mësonjëtores; pesëdhjetëvjetori i lindjes së xhaxhait; shkolla nëntëvjeçare; ngjarjet e njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatës; shekulli i njëzet e një; gjashtëmbëdhjeta është katër herë më e madhe se katra. 2 Dalloni se cilës klase i përket pjesët e nënvizuara e fjalëve me vizë lidhëse në mes.dita- ditës ________, fap-fup _________, ish-drejtor_________, Zhan-Zhak Ruso _________,qen- ujk__________, ekonomiko-shoqëror __________, klasa e 2-të ___________,San-Salvador__________, Mari-Luizë __________, analitiko-sintetik ___________3 Gjeni gabimet në shkrimin e disa fjalëve. Rishkruajini këto fjalë. Në shesh të zinte syri njerëz grupe grupe që bisedonin me njëri tjetrin. Gjirokastra dhe Berati janë qytete muze me vlera kulturore dhe historike. Do të shkonin për pushime në Alpe pesë gjashtë ditë. Konferenca e fundit u mbajt në Los-Anxhelos. Ishte ekspozuar një vepër e Leonardo Da Vinçit. Pesëmbë dhjetë ditëshi i parë i korrikut ishte shumë i nxehtë. Shekulli – 21 të, është shekulli i teknologjisë. Sesioni i 28 të i OKB së u mbajt në muajin prill. Fjala e mbylljes u mbajt nga një ish kryetar, tashmë dalë në pension. Zall Dardha ndodhet në lindjeverilindje të qarkut të Dibrës. Ishte një novelë e shkruar nga Gi-dë-Mopasan.Mbaresat tek emërtimet e e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të organizatave etj.: DrejtshkrimUshtrime352

