Page 355 - Demo
P. 355
Stina e ftohtë e dimrit, përveç kushteve meteorologjike që e shoqërojnë, si ulja e temperaturave, lagështira etj., shoqërohet edhe me një sërë problemesh shëndetësore për të gjithë popullatën në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë për moshat pediatrike, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. Këshilla që u japim të gjithë qytetarëve është të vishen mirë, të mbajnë ngrohtë dhe të ajrosin herë pas here banesën, të mos frekuentojnë mjedise të mbyllura dhe të mbipopulluara, si dhe të shmangin vizitat e panevojshme në qendrat spitalore. Erdhi dimri? Mbërritën ngricat? Mbështillu e rri ngrohtë në mos daç të të mbërthejë gripi e rrufa. E mos e kalo pragun e shtëpisë se, kur të ngjitet, s’të shqitet kollaj.Lexoni tekstet e mëposhtme. Në ç’rrethana komunikimi mendoni se mund të përdoren ato? Çdo gjuhë e gjallë ka një bërthamë të qëndrueshme, e cila është në zhvillim të vazhdueshëm, për aq kohë sa është në përdorim nga folësit e saj. Pra, bërthama përbën bazën dhe strukturën e gjuhës nga ku lindin dhe zhvillohen variante të ndryshme. Lindja e varianteve gjuhësore ka burime të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendet ai historik, gjeografik, por edhe rrethanat e komunikimit mes folësve të një gjuhe luajnë rol të rëndësishëm. I njëjti folës, në varësi të vendit, tematikës, bashkëbiseduesit, kanalit të komunikimit etj., përzgjedh variantin dhe regjistrin gjuhësor përkatës. Kështu, dallohen së pari dy variante të komunikimit: komunikimi i folur dhe komunikimi i shkruar.komunikimii foluri shkruarKulturë gjuheRegjistrat e gjuhës 1353

